Nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sot "trenin bullgar", fenomen në zgjedhjet e 11 majit. Ngjarja është zhvilluar në një qendër votimi në një fshat të Elbasanit, ndërsa sipas tij tregohet qartë se ato që ai i quajti si "komisionerët e partisë së krimit" vulosin fletën e votimit dhe çdo e hap e kanë të planifikuar si në filma. Sipas kryedemokratit ky ishte njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ku theksoi se pas publikimit të pamjeve nuk ka më shteg për dyshimin më të vogël.
"Nxjerrja e një flete të plotësuar dhe të vulosur jashtë qendrës nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç "trenit bullgar".
I pyetur nga media përse ky fenomen nuk është kapur nga komisionerët e PD, Berisha kërkoi hetim për fenomenin dhe marrjen e masave ndaj tyre. Pyetjes nëse pas denoncimit në media, këto prova do çohen në SPAK, kreu demokrat reagoi ashpër duke deklaruar se në fakt përveç kryeministrit Edi Rama për atë që ai e quan "farsë elektoralë", ka edhe një tjetër autor, ky autor është kreu i SPAK, Altin Dumani. Për këtë solli në vëmendje "dosjet 189-384 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë".
Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit.
Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League.
Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën.
Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1.
Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të
Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë.
Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të.
Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1.
Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League.
Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë.
Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla.
Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.