Politika 9 June 2025, 22:41 Nga VNA

Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn: Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit

Ndaje në Whatsapp
Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn: Paraburgimi mund

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se Prokuroria e Posaçme ka për detyrë të raportojë çdo dy muaj për hetimet ndaj personave të përfshirë, përfshirë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.  Gjykata vendosi që masa e sigurisë ndaj tij “arrest me burg” të vazhdojë, pasi hetimet vijojnë dhe ekzistojnë dyshime se ai mund të ndikojë në dëshmitarë ose të prishë prova.

Lala tha se ky është rasti i parë në Shqipëri ku një zyrtar i zgjedhur vendor mbahet në arrest gjatë ushtrimit të detyrës, dhe vendimi përfundimtar pritet nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse ai do të qëndrojë apo jo në burg.

“Ligji e detyron Prokurorinë e Posaçme që çdo dy muaj të informojë gjykatën për personat që kanë nën hetim.

Në rastin konkret, prokuroria ka kryer këtë veprim hetimor dhe gjyqësor në një seancë të zhvilluar në muajin prill, ku informoi gjykatën për të gjitha veprimet paraprake hetimore ndaj zotit Veliaj, kryetarit të Bashkisë Tiranë, bashkëshortes së tij Ajola Xoxe, si dhe gjashtë biznesmenëve të tjerë që janë nën hetim për veprat penale të “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.

Sipas ligjit, kur prokurorët ose gjykatësi paraprak konstatojnë se nuk ka më veprime hetimore për t’u kryer, mund të urdhërojnë shkurtime në kohën e hetimit ose të shqyrtojnë masat e sigurisë.

Gjykata e shkallës së parë vendosi që masa e sigurisë për zotin Veliaj të mos ndryshonte, pasi nuk kishin ndryshuar kushtet dhe kriteret mbi bazën e të cilave ishte caktuar kjo masë.

Ky vendim u apelua nga vetë zoti Veliaj, i cili kërkoi rishikimin e masës, duke argumentuar se nuk ekzistonte më asnjë arsye për qëndrimin në “arrest me burg”, dhe se ai duhej të kthehej në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, pasi nuk ekzistonte rreziku që të prishte provat apo të intimidonte dëshmitarët.

Në seancën e sotme, ku ishte i pranishëm vetëm avokati i zotit Veliaj (pasi kryetari i bashkisë nuk mori pjesë), dhe ku mori pjesë edhe biznesmeni Elman Abule me avokaten e tij, avokatët kërkuan zbutjen e masës për zotin Veliaj, duke propozuar si alternativë garancinë pasurore, pa specifikuar shumën, që do të vendosej nga gjykata.

Megjithatë, gjykata vendosi që zoti Veliaj duhet të qëndrojë nën masën e sigurisë arrest në burg, duke argumentuar se ende ka veprime hetimore për të kryer dhe ekzistojnë dyshime të arsyeshme që ai mund të ndikojë tek dëshmitarët apo të prishë provat, sidomos nëse lirohet me masë më të lehtë sigurie.

Ndërkohë, biznesmeni Abule u la në arrest shtëpie, pasi për të masa e sigurisë u zbut nga arrest me burg në arrest shtëpie, që nga koha kur ai u paraqit në gjykatën e apelit.

Në lidhje me këtë çështje, duhet theksuar se Zoti Veliaj ka ngritur ankim në Gjykatën e Lartë kundër masës së arrestit në burg, ashtu si edhe të dyshuarit e tjerë, përfshirë bashkëshorten dhe biznesmenët e përfshirë.

Deri tani, në praktikë, Gjykata e Lartë nuk ka lehtësuar masat e sigurisë në raste të tilla, si për shembull rastet e zotit Berisha apo zotit Meta.

Megjithatë, ky është rasti i parë kur një zyrtar i zgjedhur vendor, si kryetari i Bashkisë Tiranë, është arrestuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndryshe nga ish-zyrtarët e tjerë që janë arrestuar jashtë ushtrimit të detyrës, zoti Veliaj është i vetmi që është në detyrë dhe për këtë arsye Gjykata e Lartë do të përballet me një dilemë të madhe, duke marrë parasysh edhe funksionin që ai vazhdon të ushtrojë.

Nëse ankimi i tij rrëzohet, paraburgimi mund të zgjatet minimalisht për një vit, deri në një rivlerësim të mundshëm të masave.

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh veprat penale për të cilat dyshohet (korrupsion dhe pastrim parash), praktika e deritanishme e SPAK-ut, gjykatës së posaçme dhe Gjykatës së Lartë ka qenë që të mbahen masa të rrepta sigurie, kryesisht arrest me burg.

Vetëm në raste të jashtëzakonshme, si sëmundje të rënda apo detyra familjare, është lehtësuar masa e sigurisë.

Në rastin e zotit Veliaj, situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi SPAK pretendon se ai ka drejtuar sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe nga burgu.

Ky është argumenti kryesor përse prokurorët e posaçëm insistojnë që ai të mbetet në arrest me burg, seancë pas seance"- tha Lala.

 

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme