Politika 9 June 2025, 13:21 Nga VNA

Erion Veliaj sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, kërkon zbutje të masës së sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm,

Kryebashkiaku i  Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet sot në orën 14:00 para Gjykatës së Apelit të Posaçëm, me kërkesën për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Seanca do të zhvillohet nën drejtimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Avokatët mbrojtës të Veliajt kanë kërkuar një masë më të butë sigurie, duke pretenduar se nuk ekzistojnë më rrethanat ligjore që justifikojnë qëndrimin e tij në burg. Sipas tyre, hetimet e SPAK nuk paraqesin prova të reja që të mbështesin nevojën për paraburgim.

Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit prej 10 shkurtit, pas arrestimit me urdhër të SPAK, i akuzuar për korrupsion pasiv në nëntë episode dhe pastrim parash. Deri më tani, përpjekjet e tij për t’u liruar nga qelia kanë hasur në refuzim nga gjykatat.

Seanca e sotme vjen pas ankimit të bërë ndaj vendimit të 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të mbajë në fuqi arrestin me burg, duke u mbështetur në raportin e përditësuar të SPAK mbi ecurinë e hetimeve. Në atë kohë, gjykata argumentoi se ekzistonin ende dyshime të arsyeshme për përfshirjen e Veliajt në veprimtari kriminale dhe rreziku i ndikimit në hetim mbetej i lartë.

Ndërkohë, një rekurs i veçantë është dorëzuar edhe në Gjykatën e Lartë, ku pritet shqyrtimi i masës së sigurisë. Ende nuk është caktuar data e seancës apo trupa gjykuese që do të marrë në dorë shqyrtimin e këtij rekursi.

Veliaj ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat ndaj tij, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht. Megjithatë, SPAK ka deklaruar se hetimet po zgjerohen edhe në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në rastin që ka tronditur administratën lokale të kryeqytetit.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme