Politika 7 June 2025, 13:39 Nga VNA

Punimet në Spaç, Berisha: Rama po ndërhyn për të zhbërë krimet komuniste

Ndaje në Whatsapp
Punimet në Spaç, Berisha: Rama po ndërhyn për të

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën për punimet në në ish-burgun famëkeq të Spaçit, duke akuzuar kryeministrin se po përdor fondet publike për të “fshirë me suva kujtesën kolektive të vuajtjeve të diktaturës”.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se ndërhyrjet në strukturat e rrënuara të kampit të Spaçit nuk kanë për qëllim ruajtjen e së vërtetës historike, por përkundrazi “rilyerjen e një historie të përgjakshme me bojë politike”.

“Edi Rama nuk po restauron. Ai po manipulon. Ai po përpiqet të bëjë të padukshme dhimbjen, vuajtjen dhe qëndresën që Spaçi përfaqëson për shqiptarët antikomunistë,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, restaurimi po shërben si një maskë për të zbutur përgjegjësinë morale dhe politike të pasardhësve të regjimit komunist, të cilët, siç tha ai, sot mbajnë pushtetin.

“Çdo mure i suvatuar, çdo tel i zëvendësuar në Spaç është një tentativë për të rikonfiguruar memorien tonë historike. Ata nuk duan që brezat e rinj të shohin se çfarë ka qenë komunizmi – një diktaturë e egër, një regjim i dhunës dhe internimeve,” shtoi lideri i opozitës.

Berisha theksoi se Partia Demokratike do të kundërshtojë çdo projekt që synon, sipas tij, të zhbëjë autenticitetin e vendeve të kujtesës kombëtare dhe do të kërkojë transparencë të plotë mbi ndërhyrjet në Spaç.

“Spaçi nuk ka nevojë për ngjyra të reja, por për të treguar të vërtetën e tij të ftohtë dhe të hidhur. Vetëm kështu do të mund të ndërtojmë një shoqëri që nuk harron dhe nuk përsërit krimet e së shkuarës,” përfundoi ai.

Më herët ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përmes një reagimi publik deklaroi se punimet ishin "konservuese" dhe se projekti do të bëhej publikë.

Por paralelisht me këto zhvillime, aktivistë, qytetarë dhe ish të përndjekur kanë mbajtur një protestë në shenjë kundërshtie ndaj këtyre punimeve.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme