Politika 5 June 2025, 15:43 Nga VNA

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pas Tiranës, rinumërim edhe për Dibrën

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e 11 Majit/ Pas Tiranës, rinumërim edhe për Dibrën

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar kërkesën e koalicionit opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) për rinumërimin e votave të kandidatëve në qarkun Dibër, duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm pas vendimit për Tiranën.

Sipas njoftimit zyrtar, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 41, datë 27.05.2025, të depozituar nga koalicioni PD-ASHM, ku kundërshtohej vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për miratimin e tabelës përfundimtare të rezultatit të votimeve në Dibër. Opozita kërkonte pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark dhe përsëritjen e tyre.

Megjithatë, KAS vendosi unanimisht të pranojë pjesërisht kërkesën, duke urdhëruar vetëm rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për kandidatët e koalicionit PD-ASHM në 44 qendra votimi të qarkut Dibër.

Procesi i rinumërimit do të nisë të mërkurën, më 11 qershor 2025, në orën 09:30, dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi pretendimet e opozitës për parregullsi në administrimin e votave të kandidatëve të saj.

Ky zhvillim vjen në vijim të tensioneve post-zgjedhore, ku PD-ASHM ka kërkuar në disa qarqe rishqyrtimin e rezultateve, duke akuzuar për manipulime dhe deformim të vullnetit të qytetarëve.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme