Politika 4 June 2025, 17:34 Nga VNA

KAS vendos hapjen e 229 kutive me materiale zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
KAS vendos hapjen e 229 kutive me materiale zgjedhore

229 kuti me materiale zgjedhore në të gjithë vendin do rihapen. Vendimi është marrë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS),  pas kërkesës së bërë nga Partia Demokratike.

Ky vendim u mor pas hapjes së 4 kutive të para, të cilat nuk e bindën PD-në në rregullsinë e zgjedhjeve, pasi ka ngritur dyshime për përdorimin e “trenit bullgar”.

Në 4 kutitë e rihapura në bashkitë Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq, u konfirmua se fletët e votimit të papërdorura ishin brenda kutive, por ishin shënuar me “0” nga komisionerët, ndaj u pa se kishim të bënim me një gabim njerëzor.

Përfaqësuesi i PD-së në KAS, Franc Nuri, tha se të katërta kutitë e hapura dolën me anomali, ndaj do të duhej të kontrolloheshin të gjitha kutitë ku fletët e papërdorura janë shënuar me 0. “Hapni edhe fletët e votimit që janë me probleme, nuk po themi të gjithë qarkun, por të paktën 43 qendra votimi me anomali në raportim që thotë zero fletë të papërdorura. Unë si përfaqësuesi i PD dhe nuk e vë në dyshim këtë informacion nga KQZ, ata thonë se janë 233 qendra votimi në rang vendi me raportim anormal, hapeni dhe t’i shohim qark pas qarku. Këtë qëndrim e pata të qartë. Nga 4 qendra votimi ku u bë ky testim, të katërta dolën me anomali, nuk doli një që të përputheshin të dhënat me numrin e votuesve, fletëve që mungojnë dhe atyre të dëmtuara. E përsëris që të hapen përsëri”, tha Nuri.

Rihapja e këtyre kutive do të bëhet në Vaqarr, në prani të vëzhguesve të PD-së dhe numëruesve të KQZ-së.

Video

Këto janë momentet e betimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, para deputetëve të Kuvendit. Në një seancë të jashtëzakonshme, të mbajtur në momentet e fundit të afatit kushtetues, Kuvendi votoi me 81 vota zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme