Politika 3 June 2025, 19:09 Nga VNA

PPE pranon kërkesën e Berishës: Do të dërgojë një mision faktmbledhës në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
PPE pranon kërkesën e Berishës: Do të dërgojë

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në listën e vendeve ku do të dërgohet një mision faktmbledhës, pas kërkesës së drejtpërdrejtë të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Lajmi u konfirmua nga Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, gjatë asamblesë politike të mbajtur në Bruksel.

“Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri,” deklaroi Montserrat.

Në fjalën e tij përpara përfaqësuesve të PPE-së, Berisha theksoi nevojën urgjente për një vëzhgim të drejtpërdrejtë nga afër të situatës në vend. Ai e cilësoi misionin si thelbësor për Shqipërinë dhe për vetë sigurinë evropiane.

“Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh. Ky mision do të kishte vlerë të madhe për të gjithë,” tha Berisha.

Video

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

Kush është Justina Shiroka-Pula, akademikja dhe ish-ministrja e zgjedhur presidente e re e Kosovës?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme