Politika 2 June 2025, 23:12 Nga VNA

Debati për rinumërimin e votave, zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandidatëve

Ndaje në Whatsapp

Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso, gjatë debatit në “Log.” në News24, zbuloi mesazhin e Sali Berishës për kandidatët e PD që do të kenë mbështetjen partisë për të gjitha kërkesat dhe ankimimet në KQZ.

Ai i garanton se ata do të kenë mbështetjen partisë për të gjitha kërkesat dhe ankimimet në KQZ.

"Të nderuar drejtues politikë të qarqeve dhe kryetarë të degëve të PDSH

Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet, kamera, verifikime, rinumërime, etj, do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë! Përshëndetje, Sali Berisha" - thuhet në mesazhin e Berishës.

Megjithatë, nuk dihet se kur është dërguar ky mesazh, para apo pasi anëtarët e PD në KAS të bashkonin votat me ata të PS për të rrëzuar kërkesat e kandidatëve demokratë për të rinumëruar votat.

 

 

 

Video

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme