Politika 2 June 2025, 19:49 Nga VNA

PD kërkesë tjetër në KQZ për zgjedhjet e 11 majit: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, nisni hetimin administrativ

Ndaje në Whatsapp
PD kërkesë tjetër në KQZ për zgjedhjet e 11 majit:

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë të re në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku pretendon se sipas të dhënave të KQZ, mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi në regjistrimin sasisë së fletëve dhe certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.

Pretendimi i PD-së ngrihet vetëm për sa i përket fletëve të votimit brenda vendit, jo ato që kanë të bëjnë me diasporën. Në kërkesë PD ka pasqyruar të dhënat e KQZ-së sipas së cilës janë:

3.534.792 fletë votimi të prodhuara,

1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit,

1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe

5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.

Sipas gjetjeve të PD-së se mungojnë saktësisht 130.754 (njëqind e tridhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) fletë votimi të papërdorura.

PD kërkon nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për verifikimin e përmbajtjeve të fletëve të votimit për çdo kuti në çdo njësi votimi në Shqipëri. Si dhe kërkon sqaron të saktë për sa i përket vendndodhjes së mbi 130 mijë fletëve të votimit që sipas PD-së mungojnë.

 

Video

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme