Politika 2 June 2025, 11:48 Nga VNA

Tensione në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani përplasen me Bushkën: “Ligje fallco, mungesë legjitimiteti”

Ndaje në Whatsapp
Tensione në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani përplasen me

Mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve, e zhvilluar sot, është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së komisionit, Klotilda Bushka. Debatet u ndezën menjëherë sapo nisi shqyrtimi i rendit të ditës, që përfshinte miratimin e kalendarit të punimeve dhe disa projektligje.

Deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani kundërshtuan ashpër zhvillimin e mbledhjes, duke e konsideruar procesin jo legjitim pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit.

“Nuk ka vend për të bërë ligje fallco. Në Shqipëri është instaluar diktatura. Edhe socialistët u përballën me një situatë kriminale,” deklaroi Dogjani, duke akuzuar për manipulim të zgjedhjeve dhe përdorim të parave të drogës në procesin zgjedhor. “Gjatë numërimit u bë manipulim. Kishit çuar jo numërues por artistë,” shtoi ai.

Ndërsa kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, i kujtoi se “analizën e zgjedhjeve e bëjnë partitë dhe ky nuk është vendi për këtë diskutim”, Dogjani këmbënguli në akuzat për kapje të institucioneve dhe rrezikim të demokracisë.

Në të njëjtën linjë me Dogjanin ishte edhe Enkelejd Alibeaj, i cili deklaroi se pas zgjedhjeve të 11 majit, komisioni dhe maxhoranca nuk kanë më legjitimitet për të miratuar projektligje. “Vetëm diskutime, jo miratime. Çdo vendim duhet të merret nga Parlamenti i ardhshëm,” tha Alibeaj, para se të braktiste mbledhjen së bashku me Dogjanin.

Lexo gjithashtu

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme