Politika 30 May 2025, 21:58 Nga VNA

Vendimi i KAS, rrëzoi kërkesën e kandidatëve të PD apo shpërfaqi dinakërinë politike të Sali Berishës?

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i KAS, rrëzoi kërkesën e kandidatëve të PD apo

Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për të rrëzuar kërkesën e katër kandidatëve të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, për të rinumërimin e votave preferenciale, shpërfaqi edhe njëherë dinakërinë e pamëshirshme politike të Sali Berishës.

Pasi nuk la studio televizive dhe deklarata për mediat duke shprehur mbështetjen e tij për kërkesën e katër kandidatëve të PD për të rinumëruar votat, e madje duke e cilësuar këtë si një vullnet që do faktojë “farsën zgjedhore”, Berisha nën rrogoz dha urdhër që anëtarët e PD-së në KAS të rrëzonin pretendimet e kandidatëve.

Madje, edhe armikun në KAS, që kishte shpallur para disa ditësh, Ilir Rusmajli, votoi pro kërkesave të kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar votat e tyre edhe një herë. Ndërkohë, dy anëtarët e KAS-it të emëruar nga PD-ja bashkuan votat me dy anëtarët e PS-së dhe votuan kundër.

As më pak, as më shumë, kjo është hipokrizia e radhës e një kryetari partie që edhe në të 80-tat e tij nuk del dot nga ajo që ka ditur të bëjë më mirë, “t’ua ngulë thikën pas shpine” bashkëpunëtorëve që janë kundër dëshirave të tij.

Qartazi, edhe kandidatët që hynë në parlament nga lista e hapur janë preferencë e dy kryetarëve të partive kryesore në vend dhe jo e qytetarëve. Ndonëse njëri më para se tjetri, urdhri i të dyve për të pamundësuar rinumërimin e votave të kandidatëve që pretenduan parregullësi tregon se ka padrejtësi që duhet të fshihet me çdo kusht, për të mbajtur në parlament njerëz të korruptuar dhe përfaqësues të bandave.

Por nëse krahasohet mënyra që përdorën për të privuar të drejtën e kandidatëve për rinumërim, edhe këtu Rama del më korrekt se Berisha. Nëse i pari përdori mesazhin e drejtpërdrejtë që kandidatët të hiqnin dorë nga kërkesat gjysmake për hir të respektit ndaj numëruesve, i dyti përdori kurthin, ku publikisht mbështeste vullnetin e tyre, ndërsa në KAS u preu shpresat për të gjetur drejtësi.

Megjithatë, mesazhi pas 11 majit është i qartë sërish, politika në Shqipëri edhe për 4 vite të tjera do të jetë peng i dy personave që për interesat perosnale, përdorin të njëjtin manual, edhe kur duhet të caktojnë se kush duhet të jetë dhe kush jo deputet në parlament.

Video

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

Këto janë pamjet e dyqanit të Noizyt në Durrës, pranë të cilit u gjet një sasi lënde plasëse e pashpërthyer. Lënda plasëse u konstatua pranë derës së hyrjes së biznesit në zonën e Plazhit, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme