Politika 30 Maj 2025, 19:19 Nga VNA

Myslim Murrizi i përgjigjet Berishës: Dy nga tre emrat që të thashë janë në burg, tani prit të tretin. Në shtator jam në Parlament

Ndaje në Whatsapp
Myslim Murrizi i përgjigjet Berishës: Dy nga tre emrat që të

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Myslim Murrizi, ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i kërkoi që të flasë me emra të qartë kur flet për arrestime brenda PD-së dhe je me hamendësime.

Në një reagim në Facebook, Murrizi deklaron se tre emra ia kishte përmendur privatisht Berishës në korrik 2023, dhe sipas tij, dy prej tyre sot ndodhen në burg. Për të tretin, ai paralajmëron arrestim në shtator, megjithëse nuk zbulon emrin.

“Nuk jam as Aranit Çela, as Rrapi Mino, as Alush Dragoshi, Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama, Ben Kraja apo Altin Dumani. Por, për fat të keq Doktor, nga tre emrat që të kam thënë në korrik 2023, dy janë sot në burg. I treti nuk e kap shtatorin. Këta nuk i kam futur unë në burg, por babëzia e tyre”, shkruan Murrizi.

Ish-deputeti i PD gjithashtu kritikon drejtuesit politikë të PD-së që, sipas tij, nuk kanë arritur të marrin as votat e vitit 2021 në zgjedhjet e fundit. Murrizi kërkon dorëheqjen e tyre dhe dorëzimin e mandateve, pasi sipas tij po mbajnë peng opozitën.

“Nuk gëzohem kur dëgjoj për arrestime, por kush ka vjedhur paratë e shqiptarëve dhe ka përfituar miliona nga pushteti, nuk duhet t’i gëzojë. Për të mirën e demokratëve dhe të opozitës, të gjithë drejtuesit që kanë marrë rezultat më të dobët se në vitet 2013, 2017 apo 2021, duhet të largohen nga çdo funksion në PD dhe të dorëzojnë mandatet. Boll kanë bërë pazare me Ramën për interesat e tyre personale”, shprehet Murrizi.

Ai më tej pretendon se disa kryetarë degësh, të preferuar nga Kryesia e PD-së, kanë bojkotuar fushatën e tij, por pavarësisht kësaj, shprehet i bindur se do të jetë në Kuvend në shtator.

“Po, Myslim Murrizi do të jetë në Parlament falë votës së pastër dhe shpirtërore të 7,289 qytetarëve dhe demokratëve të qarkut Tiranë. Nuk kam asnjë votë të blerë apo të lobuar. Ata që bëjnë sikur ‘vriten’ në politikë, në fakt merren vesh mirë me njëri-tjetrin. Tani pritni dhe shihni!”, përfundon ai.

 

Video

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme