Politika 30 May 2025, 17:57 Nga VNA

KAS rrëzon kërkesat për rinumërim të 4 kandidatëve të PD: Vetëm partitë mund të ankimojnë – PD dhe PS bashkojnë votat, kundër vetëm Rusmali

Ndaje në Whatsapp
KAS rrëzon kërkesat për rinumërim të 4 kandidatëve

 

Katër kandidatë të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, janë rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në përpjekjen e tyre për të kërkuar rinumërimin e votave preferenciale në listat e hapura të qarkut Tiranë. Vendimi u mor me shumicë votash 4 me 1, ku vetëm anëtari Ilir Rusmali votoi pro legjitimimit të kandidatëve si palë ankuese.

Sipas shumicës së anëtarëve të KAS, kandidatët individualë nuk kanë të drejtën ligjore për të paraqitur kërkesë për rinumërim, meqenëse një e drejtë e tillë i përket vetëm subjektit politik që i ka propozuar. Këtë qëndrim e mbështetën përfaqësuesit Bele dhe Lako nga Partia Socialiste, si dhe përfaqësuesit Braho dhe Çefa nga Partia Demokratike, të cilët argumentuan se është vetëm partia ajo që mund të depozitojë një kërkesë ankimore të tillë.

 

Kërkesat ishin bërë zyrtarisht nga vetë kandidatët, pas përfundimit të procesit të numërimit dhe publikimit të rezultateve, ku sipas tyre ka pasur mospërputhje në numrin e votave preferenciale të shënuara dhe të regjistruara.

Video

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme