Politika 29 May 2025, 21:59 Nga VNA

E miratoi me Gjiknurin pas bekimit nga Rama dhe Berisha/ Bylykbashi “pendohet” për kodin zgjedhor pas humbjes së zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
E miratoi me Gjiknurin pas bekimit nga Rama dhe Berisha/ Bylykbashi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për Klan Neës, ka folur për rezultatin e 11 majit dhe humbjen e thellë të PD. Bylykbashi është shprehur se një prej shkaktarëve është sistemi zgjedhor që duhej zhbërë me kohë.

“Ky sistem zgjedhor duhej të zhdukej në vitin 2020. Ky nuk është 2008-ta. Ky është hibridi toksik i vitit 2020, i Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit” – u shpreh Bylykbashi.

Por konstatimi i Bylykbashit jo vetëm është i vonuar por edhe paradoksal, i cili vjen një vit pasi miratoi ndryshimet në kodin zgjedhor, me Damian Gjiknurin dhe bekimin e Ramës dhe Berishës.

Megjithatë në këtë kohë të dëshpëruar për demokratët, i shërben retorikës publike pendesa e Bylykbashit i cili mandatin edhe për katër vitet e tjera nga lista e mbyllur e ka të siguruar.

 

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme