Politika 29 Maj 2025, 12:50 Nga VNA

15 minuta seancë/ Tension dhe akuza në seancën e parë pas zgjedhjeve: Berisha e Bardhi përplasen ashpër me PS, Spiropali: “Koha juaj ka përfunduar”

Ndaje në Whatsapp
15 minuta seancë/ Tension dhe akuza në seancën e parë pas

Seanca plenare e parë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit u karakterizua nga tensione të mëdha dhe akuza të ashpra nga ana e PD ndaj Partisë Socialiste, të cilën opozita e cilësoi si një farsë elektorale që cenon rëndë procesin demokratik në vend.

Në vetëm pak minuta debat, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dhe kryetari i partisë, Sali Berisha, sulmuan në mënyrë të ashpër socialistët, duke i akuzuar se janë në shërbim të krimit të organizuar dhe se kanë manipuluar zgjedhjet me mbështetjen e grupeve kriminale dhe karteleve të drogës.

Kërkesa e PD për të zhvilluar një orë debat jashtë rendit të ditës, e bazuar në pretendimet për manipulimin dhe shkeljet në zgjedhjet e 11 majit, u rrëzua me votat e shumicës socialiste në Kuvend. Gazment Bardhi e sulmoi në mënyrë personale kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, duke e quajtur atë “përfaqësuese e Xhabaftëve në Kuvend”, një shprehje që nënkupton përfaqësimin e interesave të grupeve të caktuara jashtë ligjit.

Në përfundim të seancës, Sali Berisha foli për mediat dhe u shpreh me tone shumë të forta, duke e quajtur Parlamentin “bodrum i mafias”. Ai theksoi:

“Kësaj i thonë kur parlamenti shtrohet në një bodrum të mafias, nuk respekton asnjë rregull, as të rregullores, as kushtetutën dhe as ligjet. Parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit dhe kjo ishte një seancë ndër më të turpshmet në historinë e vendit.”

Berisha vijoi duke akuzuar qeverinë në detyrë për një farsë elektorale të paprecedentë dhe për shkelje të rëndë të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë procesit zgjedhor:

“Mblidhemi pas farsës më të turpshme elektorale, pas rënies së perdes së hekurt në Europën ish-komuniste. Kjo seancë u thirr pasi partia e krimit, me në krye Edi Ramën, zhvilloi një farsë zgjedhore. Ata shkelën të gjitha ligjet dhe përdorën 76 milionë euro dhuratë për të blerë vota, duke përfshirë faljen e 200 milionë eurove gjoba dhe kamata për të fituar vota.”

Berisha akuzoi më tej qeverinë se ka mobilizuar kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë për të influencuar zgjedhjet dhe për të mbajtur pushtetin:

“Kartelet e drogës kanë zëvendësuar deputetët tanë në Kuvend. Nuk është se ata nuk ishin mëkatarë, por këta janë shërbëtorë të krimit. Për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi për mbjelljen e 8 mijë hektarëve kanabis në të gjithë vendin. Ju po përdorni deputetët e këtyre karteleve si lecka politike në funksion të perandorive të krimit.”

Ai theksoi edhe manipulimin e votës së diasporës shqiptare, duke thënë se janë shkelur të drejtat e mbi 1.6 milionë shqiptarëve jashtë vendit:

“Në këtë kohë, vota e parë e diasporës është manipuluar në mënyrën më të egër. Bota e krimit ka shkelmuar votën e 1.6 milionë shqiptarëve. Kjo është turp dhe treguesi i qartë që këta përfaqësues nuk janë ndryshe nga klanet më të egra kriminale të botës.”

Përsa i përket planit të opozitës për të kundërshtuar këtë situatë, Berisha paralajmëroi aksione në shtator, duke thënë se:

“Do të përcaktojmë së bashku format e qëndresës dhe do të përdorim të gjitha mjetet e mundshme për të mbrojtur kauzën e drejtë të qytetarëve për votë të lirë.”

Në fund të fjalës së tij, Berisha shtoi:

“Më e ndershme do të ishte që në Kuvend të ulej ndonjë bos i kartelit sesa këta që janë shërbëtorë të tyre.”

Në përgjigje, Elisa Spiropali reagoi me një deklaratë të shkurtër, por të fortë:

“Koha juaj ka përfunduar.”

Kjo seancë, që zgjati vetëm pak minuta, reflektuan thellësinë e krizës politike dhe përplasjeve që po shoqërojnë procesin zgjedhor dhe funksionimin e Parlamentit në këtë periudhë.

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme