Politika 28 May 2025, 14:26 Nga VNA

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD, reagon Sinaj: Nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga buxheti shtetit. Sfidon Bardhin: Shihemi në shtator në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD, reagon Sinaj: Nuk kam

 

Sot Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 14 deputetëve të Partisë Demokratike për shqyrtimin e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Opozita akuzonte Sinajn për përfitime të paligjshme nga buxheti i shtetit nëpërmjet kompanive të tij, në vlerën e miliona lekëve duke e konsideruar këtë si shkelje të Kushtetutës.

Megjithatë, Gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke i dhënë fund çështjes ligjore që zgjati prej marsit 2025.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Vullnet Sinaj. Në një reagim në Facebook, Sinaj përshendet vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe cilëson kërkesën e PD absurde. Shigjeton Gazment Bardhi, duke cilësuar humbësi serial.

"Duke treguar integritet dhe duke mos rënë pre e presionit dhe populizmit politik, Gjykata legjitimoi vendimin e Kuvendit i cili argumentoi se nuk ka asnjë konflikt interesi apo papajtueshmëri me mandatin tim të deputetit.

Nuk kam përfituar kurrë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, përkundrazi, jam kujdesur që të heq dorë nga administrimi i bizneseve të mia, që para se të merrja mandatin e deputetit për herë të parë në vitin 2017".

Sinaj deklaron se "mandati im i deputetit, është mandati i popullit". Ndaj ai shkon më tej duke sfiduar Bardhin se në shtator do të jenë sërish përballë në Kuvend!

Video

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme