Politika 27 May 2025, 18:29 Nga VNA

Një tjetër pretendente për mandatin e fundit të PD në Durrës, Andia Ulliri kërkesë KQZ: Më takon mua në bazë të kuotës gjinore

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër pretendente për mandatin e fundit të PD në

Mandati i fundit i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit që i përketë listës së hapur, mesa duket është kthyer në një tjetër betejë mes kandidatëve të kësaj force politike edhe pas përfundimit të procesit të numërimit.

Pretendime ka shfaqur edhe kandidatja për deputete Andia Ulliri, e cila ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë, ku shprehet se mandati që i ka kaluar kandidatit Arian Ndoja është në shkelje të dispozitave të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Në kërkesën e saj, Ulliri pretendon se në listën fituese të PD që ka shpallur KQZ për qarkun e Durrësit, nuk janë respektuar kuotat gjinore.

Sipas saj, KQZ nuk ka interpretuar siç duhet dispozitat e Kodit Zgjedhor, pasi në bazë të kuotës gjinore që 1 në 3 deputetë duhet të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuer, asaj i takon mandati nga lista e hapur e PD.

“Siç dhe shihet qartë nga ana e legjislatorit Kuvendit të RSH dhe GJK kuptohet qartë që kemi të bëjme vetëm më një listë dhe si e tillë nga ana juaj është detyrimi ligjor që të zbatohet përcaktimi kushtetuese për përfaqësimin gjinor si dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor i cili e detyron komisionerin që 1 në 3 emra të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar, do të thotë që në listën e subjektit zgjedhor  Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Qarkun e Durrësit do të duhet që nga ana juaj ky mandat të më jepët mua si më e votuara nga kandidatet e gjinisë më pak të përfaqësuar” – shprehet ndër të tjera në kërkesën e depozituar në KQZ.

Kujtojmë se Ulliri nuk është e vetmja që kërkon t’i marrë mandatin e deputetit kandidatit Arian Ndoja.

Pretendime ka shfaqur edhe kandidati tjetër i kësaj liste, Aulon Kalaja, i cili ka pretenduar se votat e tij janë tjetërsuar gjatë numërimit. Për këtë ai ka marrë edhe pamjet filmike të qendrave të numërimit të votave, për të verifikuar votat preferenciale. Ai gjithashtu është shprehur se nëse do të konstatojë parregullësi, do të kallëzojë në SPAK personat e përfshirë.

 

Video

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme