Politika 27 May 2025, 15:48 Nga VNA

A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Nuk mund të digjen etapat. Kur të mbarojë procesi, ne do kemi një analizë

Ndaje në Whatsapp
A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Nuk mund të

 

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 Majit Ilir Alimehmeti, që mori mbi 18 mijë vota, ishte i ftuar në studion e News 24, ku foli për zgjedhjet dhe situatën politike në vend.

Alimehmeti u pyet se ku qëndron problemi tek PD, që partia nuk fiton dot zgjedhjet. Ai gjithashtu u pyet nëse Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Sipas Alimehmetit, çdo gjë ka etapa dhe se për momentin procesi ende nuk është mbyllur, e se kur ai të mblidhet, atëherë mund të nisë analiza në parti.

Ilir Alimehmeti: Nuk mund të digjen etapat. Proceset kanë etapa, fillimisht është procesi, ende mund të ketë rinumërime, ka Kolegje Zgjedhore etj, kur të mbarojë procesi, ne do kemi një analizë. Pasi bëhet analiza, shikohen pikat e forta dhe të dobëta. Listat ndoshta kishin mundësi që të bëhen më mirë, e kemi thënë këtë dhe më herët.

Kryesia është mbledhur e me radhë dhe do të marrim vendime përkatëse. Unë shikoj pjesën time, për momentin. Jam në vizione specifike aktualisht dhe më pas mund të bëhet analizë më e gjerë.

Video

Ish-drejtuesit e KESH dhe ARRSH, Erlad Elezi dhe Gentian Gjyli, janë paraqitur në SPAK për t'u marrë në pyetje nga BKH-ja. Marrja e tyre në pyetje u zhvillua në kuadër të hetimeve për dosjen ku përfshihet edhe ish-ministrja Belinda Balluku. Elezi akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, ndaj të cilit vlen masa "detyrim paraqitjeje". Nga ana tjetër, edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, përballet me akuza për shkelje të barazisë në tenderë. Të dy ish-zyrtarët po hetohen nga Prokuroria e Posaçme për procedurat e prokurimit publik.

Qytetarët që kanë ndërtuar pa leje dhe janë evidentuar nga pushteti vendor rrezikojnë konfiskimin e pronës nëse nuk e vetëdeklarojnë brenda afatit të përcaktuar. Projektligji solli debate në Komisionin Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, ku kryetarja Jorida Tabaku kërkoi shpjegime se si do të administrohen pronat e konfiskuara dhe të ardhurat që do të sigurohen prej tyre.

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme