Politika 26 May 2025, 19:46 Nga VNA

“Nga miq në rivalë”/ Berisha-Shehaj në 'përplasjen e dytë': kush merr mandatin e fundit në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
“Nga miq në rivalë”/ Berisha-Shehaj në

Ndonëse procesi i numërimit të votave ka përfunduar, “lufta” për mandatin e Tiranës ende vazhdon mes ish-bashkëpunëtorëve të dikurshëm Sali Berishës dhe Agron Shehajt.

Kreu i Partisë Mundësia ka reaguar pas deklaratës së PD se do të kërkojë rinumërim të votave të pavlefshme në Tiranë me qëllim marrjen e mandatit të 14, duke i hequr kështu Mundësisë mandatin e dytë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehaj flet për një skenar të grabitjes së një mandati të Partisë Mundësia, por thekson se kjo nuk ka për të ndodhur.

Sipas tij kjo është përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.

“Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush. Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë. Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë! E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet” – shkruan Shehaj.

"Akti i dytë" i përplasjes mes Berishës dhe Shehajt mesa duket do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve. Kujtojmë se përplasja mes tyre ka nisur gjatë fushatës zgjedhore, kur kreu i PD akuzoi se kryetari i partisë Mundësia po keqpërdorte databazën e demokratëve për interesin e partisë së tij. Ndërsa Shehaj shprehej se databazën ia kishte dhënë ai Berishës, kur ky i fundit filloi foltoren.

Megjithatë përplasja e radhës për mandatin e deputetit është edhe tregues se miqtë e dikushëm në PD, sot janë rivalët e njëri-tjetrit.

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme