Politika 26 May 2025, 19:23 Nga VNA

Rama qetëson deputetët që mbetën jashtë parlamentit: Mos u mërzisni, do t’ju gjej një vend pune

Ndaje në Whatsapp
Rama qetëson deputetët që mbetën jashtë parlamentit:

Kryeministri Edi Rama ishte sot me deputetët socialistë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, teksa mbajti një fjalim pas zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama qetësoi edhe deputetët që nuk mundën të siguronin mandatin për pak vota dhe që disa ditë pas përfundimit të numërimit, me një mesazh i ndaloi që të kërkojnë rinumërim.

Ai tha se mos të mërziten se edhe për ta do të ketë vende pune edhe në administratë.

“Dua tu them atyre që në shtator nuk do kthehen në Parlament që unë ua mirëkuptoj mërzinë për garën individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur. Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesionale në një tjetër vend pune po në shërbim të të njëjta qëllimeve të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend të mund të garojnë përsëri në të ardhmen”, tha Rama.

Video

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Himara, “superfuqia” e re e tenderave: 5 mln euro për pedonalen, Vangjel Tavo e mbyll garën pa konkurrencë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme