Politika 26 May 2025, 13:36 Nga VNA

Kalaja vijon sulmet ndaj Tabakut, Berisha: Të provojë me fakte e dokumentacion

Ndaje në Whatsapp
Kalaja vijon sulmet ndaj Tabakut, Berisha: Të provojë me fakte e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat sot është pyetur sërish për akuzat e Adriana Kalasë ndaj Jorida Tabakut. Në fjalën e tij, kreu i selisë blu tha se vlerëson betejat e zonjës Kalaja por e fton këtë të fundit që përkundrejt akuzave të flasë me prova dhe dokumentacion. Ai tha se "Zonja Kalaja dhe cilido tjetër qoftë në vlerësimin tim, nuk ka të drejtë pafakte të akuzojë ndonjë njeri". Kryedemokrati vlerësoi sërisj Tabakun, kur tha se ka bërë një nga fushatat më intensive, siç unë kam konstatuar. Por në ndryshim nga kreu i qeverisë Edi Rama, "për hiret e Olta Xhaçkës, urdhëroi që asnjë kuti të mos hapet. Çdo kandidat që ka dyshime, e ftoj të marrë dokumentacion dhe ta verifikojë. Pavarësisht nga konsideratat që kam, të mbroj parimet bazë. Parimi bazë është, ai që ka dyshime le t’i faktojë pa pasur asnjë pengesë në sigurimin e dokumentacionit. Janë disa nuk është vetëm zonja Kalaja"-tha Berisha. Sipas tij, PD nuk është parti që thotë mos hap kutitë  por kërko të drejtën tënde, ky është parimi im. Por, Kryetarja e Gjykatës së Apelit, Adriana Kalaja ka vijuar sërish sulmet për vjedhje votash ndaj Jorida Tabakut. Përmes një statusi në Facebook, Kalaja ka paralajmëruar se çdo akuzë e ka të bazuar mbi të vërteta dhe prova.

Video

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Himara, “superfuqia” e re e tenderave: 5 mln euro për pedonalen, Vangjel Tavo e mbyll garën pa konkurrencë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme