Politika 24 May 2025, 12:37 Nga VNA

Berisha i bën thirrje Trump: Shpallni kartelet e drogës në Shqipëri organizata terroriste

Ndaje në Whatsapp
Berisha i bën thirrje Trump: Shpallni kartelet e drogës në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe qeverisë së SHBA, duke kërkuar që kartelet e drogës në Shqipëri të shpallen organizata terroriste.

Deklarata u bë në reagim ndaj operacionit “Ura”, ku Prokuroria e Posaçme përmendi për herë të parë në mënyrë të qartë ekzistencën e karteleve të drogës në vend. Berisha theksoi se ndryshimet në administratën amerikane krijojnë një moment të përshtatshëm për të ndërmarrë një hap të tillë të fortë kundër krimit të organizuar shqiptar.

“Në qeverinë e SHBA ka një ndryshim cilësor e të rëndësishëm. Prokuroria e Përgjithshme flet për kartele droge, Trump i ka shpallur disa kartele terroriste. I bëj thirrje Trump dhe qeverisë amerikane të shpallë terroriste kartelet këtu që lëvizin miliarda euro para droge dhe që i lajnë lirshëm pa asnjë lloj kufizimi me firmën e Ramës,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se shpallja si organizata terroriste e grupeve mafioze shqiptare do të ishte një kontribut i madh për sigurinë kombëtare dhe rajonale, por edhe për aleancën euroatlantike.

Sipas tij, Partia Demokratike është e gatshme të paraqesë çdo provë që implikon kryeministrin Edi Rama dhe figura të tjera të mazhorancës në lidhje me aktivitetin e këtyre grupeve kriminale.

“I bëj thirrje presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë. Të cilat lëvizin miliarda, miliarda, miliarda euro, para droge dhe që i lajnë ato lirshëm, pa asnjë lloj kufizimi në Shqipëri me firmën e kreut të këtyre karteleve, Edi Rama,” deklaroi Berisha.

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme