Politika 24 May 2025, 10:40 Nga VNA

Aulon Kalaja, kandidati i PD në Durrës: Më vodhën votat, po mbledh prova, do ta çoj betejën deri në fund

Ndaje në Whatsapp
Aulon Kalaja, kandidati i PD në Durrës: Më vodhën votat, po

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka deklaruar publikisht se do ta çojë deri në fund betejën për të zbardhur parregullsitë që, sipas tij, kanë ndodhur në procesin zgjedhor.

I ftuar në emisionin “Opinion” në News24, Kalaja u shpreh se ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike të votimit, si për subjektet politike ashtu edhe për kandidatët individualë, pasi synon të analizojë në detaje procesin që nga momenti i votimit deri te numërimi i fundit.

“Jam i pari që kam depozituar dy kërkesa në KQZ, një për pamjet filmike dhe një për rinumërimin e kutive të votimit, fillimisht në Krujë dhe Durrës. Kam qenë vetë për 9 ditë në qendrat e numërimit, deri te kutitë e votës së diasporës. Kam parë numërues që flinin nëpër shkallë”, tha Kalaja.

Ai shtoi se edhe pse KQZ pritet të shpallë nesër rezultatin përfundimtar për qarkun e Durrësit, kjo nuk do ta pengojë të kërkojë rinumërimin e votave nëse konstatohet ndonjë parregullsi.

“Pamjet po kopjohen dhe do të më vihen në dispozicion. Kam time code-t ku janë shënuar parregullsitë. Procesi është ende i hapur për hetim dhe transparencë. Kam bërë edhe një seancë në KAS, por kërkesa ime u rrëzua, pasi sipas Kodit Zgjedhor, është KQZ që shpall rezultatin përpara se të mund të ankimohet. Duhet vula zyrtare e PD për të kërkuar rinumërim”, sqaroi ai.

Kalaja theksoi se ka investuar personalisht në këtë garë, pa sponsorizime apo luks: “Kam harxhuar 6 milionë lekë të vjetra. Nuk kam shtruar iftare, nuk i jap makinës, kam vetëm një telefon. Nuk kam paguar as për dalje në televizion gjatë fushatës. Unë e bëj këtë betejë për transparencë”.

Në fund të deklaratës së tij, Kalaja apeloi që edhe organet e drejtësisë të përfshihen: “Prokuroria duhet të hetojë. Nuk dua të paragjykoj, por jam i vendosur ta çoj këtë betejë deri në fund.”

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme