Politika 24 May 2025, 09:49 Nga VNA

Edi Rama komenton mandatin e katërt: “Ndoshta fitoj se nuk jam një socialist i mirë” – prioritet BE-ja

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama komenton mandatin e katërt: “Ndoshta fitoj se nuk jam

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me humor dhe ironi fitoren në zgjedhjet e 11 majit, gjatë një interviste me Richard Attias, organizatorin e Forumit të Iniciativës së Investimeve të Ardhshme (FII).

Në bisedën me Attias, Rama tha se është vënë në siklet nga kolegët e tij socialistë që e pyesin se si është e mundur të fitojë katër mandate radhazi si një politikan i majtë. “Ndoshta fitoj sepse nuk jam një socialist i mirë,” tha ai me batutë.

I pyetur për prioritetet e mandatit të tij të katërt, Rama theksoi se ato përmblidhen në një fjalë të vetme: “BE-ja”. Ai u shpreh se dritarja e integrimit europian është hapur dhe se agresioni i Vladimir Putinit ndaj Ukrainës ka qenë një faktor kyç në zgjimin e vëmendjes së Europës për zgjerimin.

“Në një farë mënyre, është e trishtë që na duhej Putini që kjo dritare të hapej,” u shpreh Rama, duke shtuar se shpreson që edhe një tjetër zhvillim global, si rizgjedhja e Donald Trump-it, të shërbejë si shtysë që Europa të kalojë nga fjalët në veprime konkrete.

Kryeministri shtoi se, nëse Shqipëria arrin të përfitojë realisht nga kjo mundësi, atëherë katër mandatet e tij do të kenë pasur vlerë të plotë.

Richard Attias: Z. Kryeministër, pak ditë më parë, ju u rizgjodhët për mandatin e katërt me radhë, që është historike për Shqipërinë. Cilat do jenë tri përparësitë kryesore tuajat për këtë mandat?

Kryeministri Edi Rama:  Së pari, më duhet të ndaj me ju që jam zënë paksa në bela me kolegët socialistë, sepse kur dikush më pyeti, “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?”

Richard Attias: Ndodh, sepse jeni humanist.

Kryeministri Edi Rama: “Çfarë do iu thoshe të tjerëve?” I thashë: “Dëgjo, nuk di ç’të të them. Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë.” Tani që flasim, tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar. Unë shpresoj që edhe zgjedhja e Donald Trump-it do ta shtyjë Europën të kthejë në veprime gjërat e duhura. Nëse ne ia dalim, atëherë katër mandatet do t’ia kenë vlejtur.

 

Video

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

ME DRON PAS ERGYS AGASIT Zbardhen detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agas

Himara, “superfuqia” e re e tenderave: 5 mln euro për pedonalen, Vangjel Tavo e mbyll garën pa konkurrencë

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme