Politika 23 May 2025, 12:45 Nga VNA

Berisha: Zgjedhjet ishin një farsë, partitë e reja i shërbyen regjimit

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Zgjedhjet ishin një farsë, partitë e reja i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas publikimit të rezultateve zgjedhore, duke i cilësuar ato si një “farsë elektorale” të organizuar nga regjimi në pushtet. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se procesi zgjedhor nuk ishte as i lirë dhe as demokratik, por i manipuluar përmes mjeteve klienteliste dhe abuzimeve me pushtetin.

“Kishte asfaltime, falje gjobash, përdorim të bandave dhe patronazhistëve – pra nuk kishte garë, por farsë”, u shpreh Berisha, duke përmendur gjithashtu edhe një dënim ndërkombëtar për zgjedhjet përmes Rezolutës së Valencias nga parti të mëdha të djathta europiane.

Berisha kritikoi edhe partitë e reja politike, të cilat sipas tij refuzuan bashkëpunimin me opozitën dhe kontribuan në dobësimin e saj. “Opozita iu afrua këtyre forcave që bënin opozitën e opozitës, iu ofroi koalicionin dhe ata refuzuan. Përpos Arlind Qorit, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. Ata i hoqën opozitës 8 deputetë”, tha ai.

Duke e përshkruar sistemin si një model farsë ku “fiton gjithmonë diktatura”, Berisha përfundoi se kush mendon se mund të fitojë në këtë sistem, “beson në gënjeshtrën e tij”.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme