Politika 22 May 2025, 13:15 Nga VNA

Celibashi u përgjigjet akuzave për manipulim të votës së diasporës: Procesi i monitoruar 24/7, nuk ka fletë të shtuara apo vota të trafikuara

Ndaje në Whatsapp
Celibashi u përgjigjet akuzave për manipulim të votës

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për manipulim të votës së diasporës, duke theksuar se i gjithë procesi ka qenë i mbikëqyrur rreptësisht nga përfaqësues të partive politike dhe nga kamerat e sigurisë 24 orë në ditë.

“Nuk ka pasur fletë votimi të shtuara dhe as vota të trafikuara. Procesi është zhvilluar nën një monitorim të plotë dhe transparent”, deklaroi Celibashi në një prononcim për mediat.

Sipas tij, përgatitja e dokumentacionit zgjedhor në Parkun Olimpik dhe dorëzimi i tij tek operatori i shërbimit postar është një procedurë që garanton 100% integritetin e votës nga jashtë. E njëjta gjë vlen edhe për kthimin e dokumentacionit zgjedhor nga kompania postare DHL drejt KQZ-së.

“Gjithë ky segment është zhvilluar nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile. Procesi është dokumentuar i gjithi me kamera sigurie”, shtoi Celibashi.

Ai shtoi se KQZ do të vlerësojë çdo pretendim që lidhet me respektimin e integritetit të votës në aspektin e dërgimit dhe kthimit të fletëve të votimit përmes postës.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët për deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me një rast të dyshuar manipulimi në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”, Celibashi u shpreh se KQZ nuk ka dijeni për këtë çështje.

“Jo, nuk kemi dijeni, por ajo që mund të them pa hezitim është që rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht,” tha ai.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Detaje nga aksioni për arrestimin e Ergys Agasit, si u filmua me dron nga vilat e Visit të Pojës, te tregu Agroushqimor i Suel Çelës

Videot intime me artistet, zgjerohet hetimi ndaj Adi Hilës: Dyshime edhe për dëmtimin e hard-diskut të sekuestruar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme