Politika 20 May 2025, 20:12 Nga VNA

Ilir Meta nuk ka besim tek numëruesit demokratë, kërkon analizë për Tiranën. PD kërkesë KQZ-së të mos certifikojë votat e diasporës

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta nuk ka besim tek numëruesit demokratë, kërkon

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkon të bëhet një analizë e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Meta mesa duket ka dyshime ndaj numëruesve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Në një postim në facebook, ai thotë se firmosi urdhrin për të analizuar çdo njësi dhe qendër votimi për të verifikuar punën dhe rolin e gjithësecilit.

Në zgjedhjet e 11 majit, Meta kandidoi në listën e hapur të koalicionit opozitar, PD-ASHM, ku nuk arriti dot të siguronte mandatin e  deputetit.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore”, shprehet Meta.

Ndërsa Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos certifikim të rezultatit të votave të diasporës dhe auditim të procesit të votimit nga jashtë.

Në kërkesën e firmosur nga përfaqësuesi i PD pranë KQZ, Franci Nuri, kërkon nga KQZ:

  1. Të mos certifikojë rezultatin për asnjë qark zgjedhor, përfshirë dhe rezultatin e votimit nga diaspora për atë qark, derisa të përfundojë një auditim i plotë dhe i pavarur mbi të gjithë procesin.
  2. Të ndërmarrë menjëherë një auditim të thelluar të gjithë procesit të votimit të diasporës, duke përfshirë:

Planifikimin dhe përgatitjen paraprake të procesit,

Prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimit;

Dërgimin, marrjen dhe protokollimin e zarfeve;

Procesin e administrimit, hapjes dhe numërimit të tyre;

“Zarfat që kanë mbërritur bosh, pa fletë votimi, si dhe raste të zarfeve të shpërndara nga individë të lidhur me struktura patronazhi;

Mospërputhje të rënda në numrin e zarfeve të ardhura dhe fletëve të numëruara; Raste si ai i zarfeve të dërguar për në qarkun Durrës që përmbanin fletë votimi për qarkun Gjirokastër,

Mungesë totale transparence mbi numrin e fletëve të votimit të prodhuara dhe vulosura për diasporën;

Rrjedhje të të dhënave të zgjedhësve, shpërndarje jozyrtare e zarfeve dhe anomali të theksuara në administrimin dhe numërimin e fletëve të ardhura nga jashtë vendit”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD-së.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme