Bota 7 October 2026, 20:12 Nga VNA

Hungaria hap dosjet e komunizmit: Rreth 60 mijë bashkëpunëtorë të Sigurimit do të bëhen publikë

Ndaje në Whatsapp
Hungaria hap dosjet e komunizmit: Rreth 60 mijë

Hungaria po përgatitet të ndërmarrë një nga hapat më të rëndësishëm në përballjen me të kaluarën komuniste. Budapesti pritet të nisë publikimin online të dhjetëra mijëra dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, duke u dhënë qytetarëve qasje në emrat e informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të përdorur nga shërbimet sekrete gjatë regjimit.

Publikimi është planifikuar të përkojë me 70-vjetorin e kryengritjes anti-sovjetike të vitit 1956 dhe vjen si pjesë e zotimit të kryeministrit Peter Magyar për të hapur arkivat e ruajtura prej dekadash në Budapest. Qëllimi, sipas autoriteteve, është që shoqëria hungareze të përballet më hapur me trashëgiminë e saj totalitare.

Edhe pse komunizmi në Hungari mori fund në vitin 1989, hapja e plotë e dosjeve u shty për vite me radhë, kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik nga qeveritë e njëpasnjëshme.

“Asnjë masë kaq radikale për bërjen publike të këtyre informacioneve nuk është ndërmarrë më parë në institucionet partnere apo në vendet e ish-Traktatit të Varshavës. Edhe unë e konsideroj këtë një hap historik. Në thelb, ai i bën të qasshme për të gjithë dokumentet e ruajtura të rrjeteve të dikurshme”, tha Bendeguz Gergo Cseh, drejtor i Arkivit të Sigurimit.

Gjatë Luftës së Ftohtë, shërbimet sekrete të vendeve të Evropës Lindore, përfshirë Stasin e Gjermanisë Lindore dhe strukturat e sigurimit në Hungari, mbështeteshin gjerësisht te bashkëpunëtorë civilë. Shpesh ata rekrutoheshin përmes shantazhit, presionit, kërcënimeve ose shpërblimeve.

Sipas të dhënave arkivore, vetëm në periudhën 1956-1989 në Hungari u regjistruan rreth 55 mijë bashkëpunëtorë sekretë. Ata raportonin mbi miq, familjarë, fqinjë dhe kolegë pune, në kërkim të shenjave të disidencës apo ndikimit perëndimor. 

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme