Bota 7 October 2026, 11:06 Nga VNA

Një koment në Facebook mund t’i kushtojë jetën/ Arabia Saudite dënon me vdekje emigrantin nga Sri Lanka

Ndaje në Whatsapp

Një koment në Facebook mund t’i kushtojë jetën/ Arabia

Një koment i publikuar në Facebook mund t’i kushtojë jetën një punëtori emigrant nga Sri Lanka. Anojan Sivarasa është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite, pasi një koment i tij në rrjetin social u konsiderua blasfemues dhe fyes ndaj Islamit dhe Profetit Muhamed.

Çështja ka shkaktuar reagime të forta në Sri Lanka, ku autoritetet kanë nisur një betejë ligjore dhe diplomatike për të shmangur ekzekutimin e tij.

Sivarasa ishte dënuar fillimisht nga Gjykata Penale Al-Ahsa me pesë vjet burg dhe një gjobë prej 3 milionë rialësh sauditë. Prokuroria e kundërshtoi vendimin dhe kërkoi një dënim më të rëndë. Në apel, çështja mori një kthesë dramatike: dënimi me burg u ndryshua në dënim me vdekje.

Rasti është konfirmuar edhe nga autoritetet e Sri Lankës. Një ekip prej katër juristësh është angazhuar për mbrojtjen e Sivarasës dhe ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite për të përgatitur apelimin e vendimit në Gjykatën Supreme saudite.

Paralelisht me betejën gjyqësore, Colombo po ndjek edhe rrugën diplomatike. Presidenti i Sri Lankës, Anura Kumara Dissanayake, po përgatit një kërkesë për falje drejtuar Mbretit të Arabisë Saudite, në përpjekje për të parandaluar ekzekutimin.

Rasti ka mobilizuar gjithashtu parti politike, institucione shtetërore dhe organizata të shoqërisë civile në Sri Lanka, të cilat kanë kërkuar ndërhyrje urgjente të autoriteteve për shpëtimin e punëtorit emigrant.

Tashmë fati i Anojan Sivarasës varet nga dy rrugë: rezultati i apelimit përpara drejtësisë saudite dhe mundësia e një ndërhyrjeje për falje nga autoritetet më të larta të Mbretërisë.

Një koment i shkruar në Facebook është kthyer kështu në një çështje jetë a vdekje për emigrantin nga Sri Lanka.

Video

Kryebashkiaku i del përpara policisë, bëhet “mburojë” mes protestuesve dhe efektivëve Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është vendosur mes policisë dhe një grupi të rinjsh protestues, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen mes tyre. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

Kush është Justina Shiroka-Pula, akademikja dhe ish-ministrja e zgjedhur presidente e re e Kosovës?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme