Politika 20 May 2025, 15:28 Nga VNA

“Zbuloni kontratën 9.2 milionë euro me DHL-në për votën e diasporës” Aktivisti Andi Tepelena kërkon transparencë nga KQZ

Ndaje në Whatsapp
“Zbuloni kontratën 9.2 milionë euro me DHL-në për

Aktivisti i njohur për kauzat qytetare, Andi Tepelena, ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke i kërkuar publikimin e kontratës mes KQZ-së dhe kompanisë DHL Express, lidhur me procesin e votimit të diasporës.

Sipas Tepelenës, kontrata kap vlerën e 9.2 milionë eurove, një shumë e konsiderueshme e marrë nga buxheti i shtetit, pra nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Ai kritikon mungesën totale të transparencës, pasi kontrata nuk është bërë publike në asnjë platformë online.

“KQZ dhe Ilirjan Celibashi paguhen nga taksat tona. Si taksapagues i rregullt, kam të drejtën legjitime të njihem me këtë kontratë dhe çdo qindarkë të shpenzuar nga taksat e mia (tonat)”, shprehet Tepelena në deklaratën e tij publike.

Duke iu referuar ligjit për të drejtën e informimit, ai kujton se institucioni ka një afat prej 10 ditësh për të kthyer përgjigje zyrtare ndaj kërkesës.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

Shqipëria shfuqizon në heshtje marrëveshjen me SHBA për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme