Politika 19 May 2025, 19:55 Nga VNA

Nuk siguruan mandatin e deputetit, 12 kandidatë i kërkojnë KQZ-së pamjet filmike për të rinumëruar votat e tyre

Ndaje në Whatsapp
Nuk siguruan mandatin e deputetit, 12 kandidatë i kërkojnë

Teksa numërimi i votave preferenciale po shkon drejt fundit, disa kandidatëve që nuk arritën të hynin në parlament kanë kërkuar pamjet filmike të qendrave të numërimit të votave.

Deri më tani 12 kandidatë për deputetë i janë drejtuar me kërkesë KQZ, pesë prej tyre të Partisë Socialiste, pesë nga Partia Demokratike, një nga Koalicioni Euroatlantik dhe një të Djathtas 1912.

Deputetët e PS janë: Blerina Gjylameti e cila humbi mandatin për 120 vota, pas një gare të fortë që pati me kolegenen tjetër Olta Xhaçka. Gjithashtu edhe Xhemal Qefalia i cili humbi garën me kandidatin tjetër Orlando Rakipi, mesa duket kërkon që votat t’i rinumërojë vet. Kandidatët e tjerë të PS që do të bëjnë të njëjtën gjë janë Etilda Gjonaj, si dhe dy kandidatët e Shkodrës Frrok Gjini dhe Adnan Shullani.

Edhe nga Partia Demokratike janë pesë kandidatë që kanë kërkuar që të rishohin votat e tyre. Në listë është edhe doktori Ilir Alimehmeti, i cili edhe pse mori sasi të madhe votash prej 18’039, nuk arriti të siguronte mandatin. PD arriti që të fus vetëm një deputet nga lista e hapur në Tiranë, mandat që u fitua nga kandidatja Jorida Tabaku me 2000 vota më shumë se Alimehmeti. Në Durrës kandidati Aulon Kalaja denoncoi se votat e tij janë tjetërsuar në qendrat e numërimit nga kolegët e tij në listën e PD në këtë qarkë. Ai madje paralajmëroi se nëse do të konstatojë paregullësi pasi të rishoh pamjet filmike që do të marrë nga KQZ, do të bëjë dhe një kallëzim. Kandidatët e tjerë të PD që kërkuan pamjet filmike të qendrave të numërimit janë edhe Ilirjana Kuçana kandidatëe në Durrës, Shkëlqim Shehu kandidat në Kukës si dhe Altin Goxhaj kandidat në Tiranë.

Kërkesë në KQZ për të marrë pamjet e kamerave gjatë numërimit i kanë kërkuar edhe kandidatë nga partitë politike që nuk arritën të nxirrnin mandat deputeti. Kandidati Rajmond Dervishi nga Koalicionin Euroatlantik dhe Enkelejd Alibeaj i “Djathtas 1912”

 

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme