Politika 19 Maj 2025, 14:17 Nga VNA

Diaspora, numërimi drejt fundit, PD kërkon audit ndërkombëtarë, Kaso: Të bllokohet rezultati. Celibashi sqaron pavlefshmëritë

Ndaje në Whatsapp
Diaspora, numërimi drejt fundit, PD kërkon audit

Numërimi për votën e diasporës po shkon drejt fundit por Partia Demokratike dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vijojnë përplasjen në distancë. Sot, së fundmi nga selia blu, Ivi Kaso ka kërkuar audit ndërkombëtarë nga ekspertë të pavarur për votën e diasporës. Sipas Sekretarit për Zgjedhjet në PD i gjithë procesi i votimit të diasporës ka dështuar, për këtë ai liston disa faktorë. "Numërohen shumë më shumë fletë votimi se sa zarfe të ardhura. Zarfeve të mbërritur për në qarkun Durrës që përmbanin vota për Gjirokastrën. Pasi KQZ ende sot nuk di të na thotë së sa fletë votimi ka vulosur për diasporën"-denoncon Kaso, duke deklaruar se ky proces reflekton mekanizmin e përdorur brenda dhe jashtë vendit. Ndaj PD kërkon zyrtarisht "Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark". Së fundmi, PD kërkon mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve.

Nga ana tjetër, Celibashi në një konferencë për mediat ka reaguar duke sqaruar numërimin e votuesve nga jashtë si dhe mbarëvajtjen e procesit. Ai theksoi se në total janë 201795 votues nga jashtë.

201 795 numri i fletëve të votimit të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë të pavlefshme. Për ta kuptuar më qartë janë 201 795 votues nga jashtë. Pra po të vëreni dhe ta konstatoni pasi të mbarojmë bashkëbisedim nga numri total i zarfeve postarë të mbërritur në KQZ, janë 110, janë shqyrtuar 95 apo 98, ka kuptim logjik.

Nga kjo e tërë e shqyrtuar kanë rezultuar numër pak më i vogël fletësh votimi që iu janë nënshtruar procesit…dhe tani po vazhdon vlerësimi i fletëve të votimit për kandidatët. Këto fletë votimi janë duke u rivlerësuar vetëm për kandidatët. Janë përjashtuar fletët e votimit që ka vota vetëm për partitë politike, dhe po vlerësohen vetëm ata që kanë pasur votë për kandidatët.”, u shpreh Celibashi.

Sipas tij, nëse verifikohen shkeljet e ligjit dhe ndikojnë në rezultat, çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm”.

Këtë përgjigje i dha kryekomisoneri Ilirjan Celibashi për mediat kur u pyet nëse ka bazë ligjore që votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm, kryesisht ai me Greqinë pas akuzave nga opozita.

Celibashi garanton se çfarë ka përgatitur KQZ në këtë proces është në integritet të plotë, por ngelet në diskutim mënyra sesi kanë votuar votuesit nga jashtë.

Video

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Koloni izraelit sulmon një murgeshë të krishtere në rrugët e qytetit të shenjtë të Jerusalemit. Video marrë nga Motaz Azaiza

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme