Politika 19 May 2025, 10:38 Nga VNA

Berisha: PD dorëzoi mbi 15 padi për krime zgjedhore, por drejtësia i amnistoi, nuk do të hap seancën e re parlamentare

Ndaje në Whatsapp
Berisha: PD dorëzoi mbi 15 padi për krime zgjedhore, por

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë fushatës zgjedhore, PD ka dorëzuar mbi 15 padi për shkelje të dyshuara zgjedhore, por sipas tij, asnjë prej tyre nuk ka çuar në rezultate konkrete. Berisha akuzoi drejtues të drejtësisë dhe kryeministrin Edi Rama për atë që e quajti një “amnisti të krimit elektoral”.

“Në krye të amnistisë së krimit elektoral qëndron ai që amnistoi dosjen 184 dhe 339 – vetë Altin Dumani, shpërdor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit dhe i keqpërdorur nga Edi Rama,” deklaroi Berisha në një deklaratë për mediat.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka ndjekur rrugën ligjore, por shprehu mosbesim të thellë ndaj institucioneve të drejtësisë:

“PD, siç mund ta dish, ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi të cilat natyrisht do të kenë fatin e padive të tjera.”

Në vijim, Berisha konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në hapjen e sesionit të ri parlamentar në shtator, edhe pse si deputeti më i vjetër do t’i takonte ligjërisht të çelte seancën:

“Kjo pyetja e ka përgjigjen, nuk do të mund të ndodhë ndonjëherë ajo,” tha ai prerë.

Duke folur për zgjedhjet, ai i quajti ato “vjedhja më monstruoze e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste” dhe tha se beteja e tij do të vazhdojë deri në rikthimin e votës së lirë:

“Vjedhja ka ndodhur publikisht me vendime qeverie pa e fshehur fare. Kemi besim se do t’ia dalim.”

Në fund, lideri i opozitës zbuloi edhe mesazhin që la për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani:

“Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama,” u shpreh ai.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme