Politika 18 May 2025, 12:58 Nga VNA

“Kanosën me fjalë gazetaren gjatë protestës tek Bulevardi i Ri”, Policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Ndaje në Whatsapp
“Kanosën me fjalë gazetaren gjatë protestës tek

Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të PD-së Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Ky procedim penal vjen pas incidentit të ndodhur gjatë protestës të ditës së premte (16 maj), ku Paloka dhe Balliu sulmuan gazetarët.

Ata penguan mediat që të intervistonin dhe veçanërisht gazetaren në fjalë, e cila më pas i është drejtuar Policisë së Tiranës me një denoncim. Për shkak të kompetencës, dosja i është përcjellë SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Veprimet paraprake janë kryer nga Komisariati nr. 3, që ka nën administrim zonal edhe sheshin ku u zhvillua protesta e PD-së, që pretendon vjedhjen e votave nga mazhoranca më 11 maj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D., gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Prej ditësh deputetë dhe drejtues të PD-së kanë fyer, sulmuar dhe anatemuar mediat dhe gazetarët pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, duke mos e gjetur shkakun brenda vetë partisë dhe strukturave, por tek ata.

 

Video

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

Një debat për shpenzimin e fondeve publike përfundoi në përleshje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Parlamentin e Armenisë, në Jerevan. Tensionet nisën pas akuzave të një deputeti të opozitës dhe u përshkallëzuan me shtyrje dhe përplasje mes disa ligjvënësve. Seanca u ndërpre dhe ndërhyri personeli i sigurisë për të qetësuar situatën.

Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Bulgarec. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi L. S., ka përplasur këmbësorin F. M. I riu u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme