Bota 7 October 2026, 22:00 Nga VNA

Ndahet nga jeta 87-vjeçarja që u bë simbol i krizës së strehimit në Spanjë

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta 87-vjeçarja që u bë simbol i krizës

Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja spanjolle që u bë simbol i krizës së strehimit pas dëbimit nga banesa ku kishte jetuar për më shumë se shtatë dekada, ka ndërruar jetë.

Abascal u nxor nga apartamenti i saj më 23 shtator, pasi nuk ishte në gjendje të përballonte rritjen e qirasë. Sipas të dhënave të bëra publike, qiraja ishte rritur nga 500 në 2,650 euro në muaj, përpara se të ulej në 1,650 euro, shumë që përsëri tejkalonte pensionin e saj.

Pamjet e 87-vjeçares duke u larguar nga banesa mbi një barelë shkaktuan reagime të forta dhe rasti i saj u kthye në simbol të debatit mbi rritjen e kostove të banimit dhe mbrojtjen e qiramarrësve në Spanjë.

Pas dëbimit, kompania pronare e apartamentit ofroi rikthimin e saj me një qira më të ulët, por marrëveshja nuk u finalizua pasi Abascal ishte shtruar në spital.

Sindikata e Qiramarrësve të Madridit njoftoi vdekjen e saj, duke deklaruar se zgjidhja për rikthimin në banesë kishte ardhur tepër vonë. Pas lajmit, protestues u mblodhën në Puerta del Sol të Madridit, ndërsa kryeministri spanjoll Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet për familjen e 87-vjeçares.

Video

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

Një debat për shpenzimin e fondeve publike përfundoi në përleshje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Parlamentin e Armenisë, në Jerevan. Tensionet nisën pas akuzave të një deputeti të opozitës dhe u përshkallëzuan me shtyrje dhe përplasje mes disa ligjvënësve. Seanca u ndërpre dhe ndërhyri personeli i sigurisë për të qetësuar situatën.

Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Bulgarec. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi L. S., ka përplasur këmbësorin F. M. I riu u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme