Bota 7 October 2026, 22:10 Nga VNA

Christa Pike zgjohet pas gjashtë ditësh në koma, i mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës

Ndaje në Whatsapp
Christa Pike zgjohet pas gjashtë ditësh në koma, i mbijetoi

Christa Pike, e dënuara me vdekje në Tennessee të SHBA-së, është zgjuar pas gjashtë ditësh pa ndjenja, pasi i mbijetoi një tentative ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës.

Avokati i saj, Randy Spivey, bëri të ditur se 50-vjeçarja ka rifituar vetëdijen dhe ka nisur të komunikojë, por gjendja e saj shëndetësore mbetet serioze. Ajo po përballet me disa komplikacione, mes tyre pneumoni, mpiksje gjaku, vështirësi në gëlltitje dhe probleme me lëvizjen e krahëve.

Sipas avokatit, pjesa më e madhe e pentobarbitalit të përdorur gjatë procedurës përfundoi në indet e krahut dhe jo siç ishte parashikuar në qarkullimin e gjakut. Për pasojë, ilaçi e la Pike pa ndjenja, por nuk shkaktoi ndalimin e zemrës apo frymëmarrjes.

Fillimisht ishte raportuar se ajo kishte pësuar vdekje të trurit dhe se do t’i hiqeshin aparaturat që e mbanin në jetë. Megjithatë, të nesërmen Pike u zgjua në spital dhe, sipas avokatit, pyeti: “Ku jam dhe kush jeni ju?”

Ekipi ligjor pretendon se kishte paralajmëruar më herët për komplikacione të mundshme për shkak të problemeve të saj me venat. Një gjykatë në Tennessee ka urdhëruar ndërkohë ruajtjen e të gjitha provave që lidhen me procedurën e dështuar të ekzekutimit.

Pike është dënuar me vdekje për një vrasje të kryer rreth tri dekada më parë. Pas ngjarjes, ajo pritet të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi, ndërsa çështja e saj ligjore vazhdon.

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme