Politika 17 May 2025, 21:21 Nga VNA

Parlamenti i ri/ Partia Mundësia me dy mandate, Nisma Shqipëria Bëhet me një

Ndaje në Whatsapp
Parlamenti i ri/ Partia Mundësia me dy mandate, Nisma Shqipëria

Nga zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arriti të fusë në Kuvend vetëm një deputet, por sipas Adriatik Lapajt, duhej të ishin gjashtë të tillë sepse kanë marrë afro 63 mijë vota deri më tani. Lapaj thotë se duhet ndryshuar ligji elektoral dhe sipas tij në zgjedhje u dëshmua se sistemi zgjedhor është i padrejtë. “Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani). Ps ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83. Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral”, shprehet ai përmes një postimi në Facebook. Agron Shehaj në një postim në rrjetin social deklaroi se Partia Mundësia ka fituar dy mandate. "50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë".

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme