Politika 17 May 2025, 12:00 Nga VNA

Alimehmeti më i votuari për deputet, kërkon ndryshime në Partinë Demokratike

Ndaje në Whatsapp
Alimehmeti më i votuari për deputet, kërkon ndryshime në

Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet në listë të hapur të Partisë Demokratike për Tiranën, ka kërkuar një analizë dhe ndryshime të thella në selinë blu.

Tashmë që rezultati është bërë evident dhe Alimehmeti ndonëse më i votuari, mbeti jashtë Parlametit ka kërkuar një analizë të thelluar dhe vendimarrje në selinë blu.

Ai u tregua i kujdesshëm kur u pyet a duhet të dorëhiqet Sali Berisha, por tha ndërkohë se ai duhet të ketë pranë vetes njerëz më produktivë.

Kujtojmë se Ilir Alimehmeti është një ndër njerëzit më të votuar në PD, bashkë me Jorida Tabakun, por ai mbeti jashtë Parlamentit për shkak të rezultatit të dobët të Partisë Demokratike.

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme