Politika 16 May 2025, 20:03 Nga VNA

Berisha në protestë pas takimit në Bruksel: Zgjedhjet e 11 majit njihen botërisht si farsë. Do fitojmë betejën

Ndaje në Whatsapp
Berisha në protestë pas takimit në Bruksel: Zgjedhjet e 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas mbërritjes nga Brukseli iu bashkua sot protestës së opozitës, ku mbajti një fjalim të shkurtër ku akuzoi për manipulim të zgjedhjeve dhe lidhje me krimin e organizuar.

Berisha tha se ka paraqitur para Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, një organizatë me mbi 87 parti të qendrës së djathtë nga e gjithë bota, “masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit, Edi Rama”.

“I njoha me shkeljet monstruoze. Bindja e të gjithëve ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se “Forumi botëror i partive të qendrës së djathtë u njoh me përdorimin nga ana e Edi Ramës të bandave të rrezikshme jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe Evropa”.

Sipas Berishës, në këtë listë të lidhjeve me krimin përfshihen edhe emra si Sara Mila, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Taulant Balla.

Më tej shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka të ardhme. Sipas tij, qytetarët duhet të zhvillojnë një betejë për garantimin e votës së lirë.

“Zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së perdes së hekurt në Ballkan dhe Europë. Ju përshëndes ju dhe u garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura dhe zgjedhje krimi, korrupsionit por do marrë përgjigjen që meriton që ka çdo narko diktator. Të dashur qytetarë. Zgjedhjet e 11 majit ishin botërisht të njohura si farsë elektorale edhe para se të zhvilloheshin” – tha Berisha ndër të tjera.

 

Video

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës dhe për disa orë kërcënoi banesa, biznese dhe Spitalin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në terren është tashmë e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Situata gjatë orëve të mëparshme ishte alarmante, pasi flakët, të favorizuara edhe nga era, përparuan drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesa, magazina, biznese dhe një pikë shpërndarjeje gazi. Më shumë në linkun në koment⬇️

Pamje live nga nje aksion në ish bllok.

Momente dramatike nga Kruja! Përpjekje për të shuar flakët, ndërsa zjarri ka marrë përmasa të frikshme dhe po rrezikon banesat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme