Politika 16 May 2025, 13:47 Nga VNA

Përplasje në PD Durrës/ Kalaja akuzon Ndojin për vjedhje votash, kërkon videot si provë në KAS

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në PD Durrës/ Kalaja akuzon Ndojin për vjedhje

Një përplasje brenda listave të hapura të Partisë Demokratike në Durrës ka marrë vëmendje, pasi Aulon Kalaja ka ngritur akuza ndaj kolegut të tij, Arjan Ndoji, duke pretenduar se ky i fundit ka manipuluar votat e tij.

Kalaja kërkoi të drejtën e tij në KAS por Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) i është përgjigjur zyrtarisht, duke theksuar se videot duhet të depozitohen në KAS nga vetë ai ose nga pala që posedon këto prova. Videot janw në KQZ dhe me gjasë Aulon Kalaja do ti marrwem ato për t'i çuar më pas në KAS.

Kalaja ka theksuar se videot janë të domosdoshme për të ndriçuar procesin zgjedhor dhe për të hedhur dritë mbi manipulimet e dyshuara. Në akuzat e tij, Kalaja pretendon se Ndoji ka përfituar në mënyrë të padrejtë vota të kolegëve të tjerë nga lista.

Në përgjigjen e tij, KAS theksoi se nuk ka tagër të marrë vetë videot nga institucionet apo individët që i posedojnë. Në vend të kësaj, çdo material provues duhet të depozitohet pranë institucionit nga pala që ngre pretendimet.

Arjan Ndoji, deri më tani, nuk ka komentuar mbi akuzat e ngritura nga Kalaja. Heshtja e tij ka krijuar debat në opinionin publik dhe tensione brenda kampit të PD-së në Durrës.

Ky rast pasqyron sfidat që ka sjellë modeli i listave të hapura, ku gara mes kandidatëve të së njëjtës parti shpesh kalon në konflikte të brendshme. Në Durrës, përplasja Kalaja-Ndoji tregon vështirësitë e transparencës në procesin e votimit dhe numërimit.

A do të dalin videot?

Kërkesa e Kalasë për videot mbetet një çështje e hapur. Nëse ato depozitohen në KAS, pritet të sjellin qartësi në lidhje me akuzat e ngritura. Në të kundërt, situata rrezikon të mbetet një betejë e paqartë mes kandidatëve të PD-së.

Por duhet kandidati të gjejë provat. Nuk ia kërkon KAS provat, Kodi zgjedhor i jep hapësirë kandidatit të marrë fletët dhe videot që mund t’i duhen për të kërkuar provat.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme