Politika 15 May 2025, 19:50 Nga VNA

Policia refuzoi kërkesën për protestë/ PD nuk tërhiqet, do protestojë në Bulevardin “Zogu i Parë”

Ndaje në Whatsapp
Policia refuzoi kërkesën për protestë/ PD nuk tërhiqet,

Partia Demokratike është e vendosur për të mbajtur protestën gjatë ditës së nesërme në 16 maj në Trianë, ndonëse policia refuzoi t’u jepte leje.

Arsyeja e refuzimit sipas policisë, ishte mbajtja e Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet të premten në Tiranë dhe domosdoshmëria për të garantuar sigurinë maksimale ku do të marrin pjesë liderë të lartë të Bashkimit Europian dhe të vendeve të rajonit.

Por PD është e vendosur që t’i shkojë deri në fund ashtu siç lajmëroi në fillim. Nesër protesta do të zhvillohet te Bulevardi Zogu i Parë, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00. Ky është njoftimi përfundimtar.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme