Politika 15 May 2025, 15:37 Nga VNA

Kodi Zgjedhor/ Konfliktin mes numëruesve e zgjidh Komisioneri

Ndaje në Whatsapp
Kodi Zgjedhor/ Konfliktin mes numëruesve e zgjidh Komisioneri

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të diasporës, ende nuk ka nusur numërimi i zarfeve të mbërritur nga Greqia.

Sipas Kodit Zgjedhor nëse numëruesit e GNV nuk merren vesh për një votë, atëherë vendimin e merr KZAZ.

Nëse as KZAZ nuk arrin te marrë vendim, kjo detyrë i takon Komisionerit.

Komisioneri duhet të vendosë se cili ka të drejtë dhe ose të urdhërojë numërimin ose përjashtimin nga numërimi.

Kjo procedurë me sa duket më në fund ka nisur të zbatohet në ambientet e Kompleksit Dinamo.

Kjo procedurë u ndërpre për shkak se Komisioneri në vend që të ushtronte detyrën sipas Kodit, vendosi që votat e Greqisë të liheshin mënjanë: numërojmë një herë votat e ardhura nga shtete të tjera, pastaj shohim e bëjmë.

Ky vendim i Komisionerit i tipit "me të parë e me të bërë" u shfuqizua nga KAS.

Pas 48 orëve nga urdhërimi i KAS, sot gjendja në Kompleksin Dinamo është e njëjtë.

Votuesit nga Greqia po vazhdojnë të diskriminohen edhe në Shqipëri.

Video

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”. Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd. Video: Shpend Lila KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës dhe për disa orë kërcënoi banesa, biznese dhe Spitalin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në terren është tashmë e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Situata gjatë orëve të mëparshme ishte alarmante, pasi flakët, të favorizuara edhe nga era, përparuan drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesa, magazina, biznese dhe një pikë shpërndarjeje gazi. Më shumë në linkun në koment⬇️

Pamje live nga nje aksion në ish bllok.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme