Politika 15 May 2025, 12:11 Nga VNA

Veliaj nga burgu elozhe Ramës, i kujton mbështetjen për PS

Ndaje në Whatsapp
Veliaj nga burgu elozhe Ramës, i kujton mbështetjen për PS

 

Absurdi nuk nuk ka fund në këtë. Një kryetar bashkie në qeli vijon bën statuse, deklarata, thirrje, sulme e lutje. Është Erion Veliaj që nga burgu i Durrësit ka reaguar për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 Majit. Sot përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", Veliaj shkruan se "shqiptarët folën - folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997. Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen".

Sipas kryebashkiakut në qeli, shqiptarët nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën. Për të, shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë, Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij. Ndaj dhe ai i kujton Ramës se është krenar "që kam dhënë një kontribut, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm".

Teksa falenderon emigrantët shqiptarë anembanë botës, çon mesazh të tijve në Bashki, duke i kujtuar se janë kolegët e tij, familja e dytë

" Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme"-përfundon Veliaj mesazhin e tij.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme