Politika 14 May 2025, 13:28 Nga VNA

Diaspora i rrezikon mandatin PD-së në Lezhë

Ndaje në Whatsapp
Diaspora i rrezikon mandatin PD-së në Lezhë

Në qarkun e Lezhës, vota e diasporës po luan një rol vendimtar për ndarjen përfundimtare të mandateve mes Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Socialiste (PS).

Pas numërimit të votave brenda vendit, PD ka një epërsi prej rreth 2 mijë votash ndaj PS-së. Megjithatë, votat nga diaspora, ku aktualisht PS ka një avantazh të lehtë, mund të ndryshojnë balancën dhe të përcaktojnë nëse njëra parti do të marrë 4 mandate apo do të mbetet me 3.

Deri tani janë konfirmuar 4 deputetë: nga PD – Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, dhe nga PS – Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Beteja për mandatin e pestë mbetet e hapur dhe po zhvillohet nëpërmjet listave të hapura, ku garojnë kandidatët me më shumë vota preferenciale.

Në PS, Pranvera Skana kryeson ndaj Aurora Gjeloshit dhe Admir Kadelit. Në PD, më i votuari është Gjin Gjoni, i ndjekur nga Aleksandër Lala dhe Edison Doçi.

Ndërkohë, forca e tretë politike në këtë qark është Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i ndjekur nga Partia Socialdemokrate dhe Koalicioni Euroatlantik, por asnjë prej tyre nuk arriti të sigurojë mandat.

Të dhënat

Partia Demokratike ka dalë fituese në Qarkun e Lezhës, duke siguruar 29,483 vota, që përbëjnë 45.13% të totalit të votave të numëruara brenda vendit. Partia Socialiste renditet e dyta me 27,585 vota ose 42.23%, duke e bërë këtë një nga garat më të ngushta të këtyre zgjedhjeve.

Në bazë të këtij rezultati, ndarja aktuale e mandateve në Lezhë është:

Partia Demokratike – 4 mandate

Partia Socialiste – 3 mandate

Megjithëse Partia Demokratike kryeson në numrin e përgjithshëm të votave brenda vendit, diferenca e ngushtë prej vetëm 1,898 votash mes dy partive kryesore ka vënë rezultatin në dorë të votave nga diaspora. Deri tani janë numëruar 6,228 nga gjithsej 11,835 zarfa, dhe Partia Socialiste po kryeson me 544 vota diferencë.

Diaspora

Me mbi 5,600 zarfa ende për t’u numëruar, përparësia e Partisë Socialiste në diasporë mund të ngushtojë ndjeshëm rezultatin ose të ndikojë në ndarjen përfundimtare të mandateve. Bashkë me votë e diasporës diferenca PD-PS është 1358 vota në favor të PD.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme