Politika 14 May 2025, 09:25 Nga VNA

Shkresa e DHL ka provuar falsifikimin e Celibashit me shifrat e reflektuara në WALL-in e KQZ

Ndaje në Whatsapp
Shkresa e DHL ka provuar falsifikimin e Celibashit me shifrat e reflektuara

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në datë 9 Maj 2025 ka gjetur në postën e vet elektronike përgjigjen drejtuar atija, si përgjigje e disa pyetjeve që ai i kish dërguar DHL.

Kjo është përmbajtja e kërkesës që Celibashi i ka nisur Zotit Koçollari:

"I nderuar z. Koçollari,

Në vijim të procesit të votimit nga jashtë vendit, në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces, referuar çështjeve si më poshtë:

- Cilat janë strukturat dhe/ose personeli i angazhuar në këtë proces?

- A i është deleguar ky proces subjekteve të treta? Nëse po, cila është marreveshja?

- Sa është numri i zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ?

- Cilat janë arsyet që kjo nuk është bërë?

- Sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor?

- Sa është numri i zgjedhësve të cilëve nuk ju është dorëzuar personalisht në dorë dokumentacioni zgjedhor?

- A e dispononi ju dokumentacionin provues të rasteve të dorezimit të dokumentacionit zgjedhor personalisht zgjedhësit?

- Sa është numri i zgjedhesve të cilëve dokumentacioni zgjedhor ju është tërhequr në banese, pasi kjo ju është kërkuar nga zgjedhësi? A dispononi ju dokumentacionin provues për këto raste.

- Sa është numri i zgjedhësve që e kanë dorëzuar/kthyer dokumentacionin zgjedhor në zyra apo qendra të tjera pritëse të operatorit të sherbimit postar? Cili është dokumentacioni provues për këtë rast?

Për shkak të rëndësisë dhe urgjencës së këtij procesi, kërkojmë që informacioni i mësipërm të na vihet në dispozicion brenda një afati sa më të shkurtër.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan CELIBASHI"

Pra Komisioneri i kërkon me URGJENCË informacionin DHL dhe DHL në datë 9 Maj 2025, i ka dërguar informacionin e kërkuar.

Komisioneri Celibashi nuk e ndau me asnjeri as shkresën e përgjigjes së DHL dhe as informacionet e marra në të.

Pas URGJENCES, mbizotëroi SEKRETI!

Por ka një paragraf në përmbajtjen e letrës që flet për një fakt të rëndë.

DHL shkruan:

"Shifrat e arritura deri më sot data 9 Maj në dorëzimin e dërgesave, *votave të dorezuara zyrtarisht pranë KQZ është 186.326.* Për informacion numri i dërgesave/votave të dorëzuara në *sistemin e KQZ tregon rreth* *12.000 vota më pak* dhe duhet të korrektohet. Kjo i është raportuar *çdo ditë me shkrim* drejtuesve të projektit nga ana e KQZ."

Nga shkresa nuk kuptohet se sa ditë Celibashi ka refuzuar të reflektojë shifrën e vendosur me minus 12.000 dërgesa në WALL- in e KQZ.

Por del qarte se ky nuk mund të ketë qenë gabim sa kohë që për ditë me rradhë Komisioneri ka refuzuar të përditësojë të dhënat. Shifra nuk flet për 12 dërgesa, por për 12.000 të tilla.

Refuzimi i korrigjimit flet për falsifikimin nga Komisioneri i të dhënave të sistemit. Nuk dihet ende nëse shifrat e sistemit sot raportojnë të vërtetat mbi këtë kategori. Por falsifikimi për ditë me rradhë i një të dhëne për të cilën kish kaq interes te lartë publik, bën të dyshimta edhe të dhëna të tjera të cilave frekuentuesit e faqes së KQZ, i referohen si zyrtare.

Falsifikimi i atyre shifrave dëshmon gjithashtu përfshirjen personale të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në skenarin e ndotjes së votimit të emigrantëve.

Kjo përfshirje personale është deri antiligjore edhe në rastin e kategorizimit prej tij të votave të emigrantëve në Greqi si të dyshimta duke nëpërkëmbur mijëra shqiptarë që lanë çdo gjë për të marrë pjesë në votimin e Shqipërisë së tyre.

Ashtu si votimi i diasporës edhe për ngritjen dhe mirëmbajtjen e WALL-it ZYRTAR të KQZ, janë shpenzuar dhe shpenzohen fonde të majme.

Ndërkohë sipas informacioneve, që prej orës 14.30 të ditës së djeshme, Komisioneri Celibashi po refuzon zbatimin e Vendimit të KAS, vendim i shpallur publikisht nga zyrat e KQZ.

Në një dalje publike dje, Komisioneri deklaroi se po pret në tavolinën e tij vendimin e zbardhur.

Zbardhja e vendimeve të KAS bëhet nga stafi i KQZ i cili përzgjidhet dhe punësohet nga Komisioneri. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është edhe drejtuesi administrativ i gjithë administratës së KQZ.

KAS është organ i KQZ, njësoj si Celibashi. I zhvillon mbledhjet në të njëjtën sallë ku Komisioneri, megjithëse organ monokratik mblidhet, (kështu thotë "mblidhet") për të marrë vendime.

Pyetja që lind është: Celibashi po pret që vendimi i KAS t'i mbërrijë me DHL? Apo kësaj rradhe Posta Shqiptare do ish alternativë më e shpejtë?

Video

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”. Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd. Video: Shpend Lila KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës dhe për disa orë kërcënoi banesa, biznese dhe Spitalin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në terren është tashmë e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Situata gjatë orëve të mëparshme ishte alarmante, pasi flakët, të favorizuara edhe nga era, përparuan drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesa, magazina, biznese dhe një pikë shpërndarjeje gazi. Më shumë në linkun në koment⬇️

Pamje live nga nje aksion në ish bllok.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme