Politika 13 May 2025, 15:57 Nga VNA

Programi i PS / Pilula të Ramës për oligarkët, ndërtuesit dhe bizneset; asgjë për ujë, drita, ilaçe apo shportën e ushqimeve

Ndaje në Whatsapp
Programi i PS / Pilula të Ramës për oligarkët,

 

Brenda ditës së sotme pritet që KQZ të shpallë rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Dukshëm Edi Rama dhe Partia Socialiste do të qeverisë edhe 4 vitet e ardhshme. Por teksa Rama pritet të marrë “bekimin” zyrtarë, vlen të bëjmë një analizë të programit të Partisë Socialiste.

Çfarë premtoi Rama për drejtimin e ardhshëm Shqipërisë përgjatë viteve 2025-2029?

Asgjë për familjen e thjeshtë shqiptare.

Asgjë për ujin, për dritat, për shportën e ushqimeve asgjë për cilësinë e ilaçeve.

Teksa premtoi mensa në shkolla dhe “afterschool”, asgjë për cilësinë e arsimit dhe teksteve shkollore. Premton rritje rrogash për mjekët, asgjë për spitalet dhe qendrat shëndetësore dhe sigurisht për check-up-in, kontrata do të vijojë, madje edhe me rritjen e moshave përfituese, d.m.th pensionisteve. Sa i takon, bizneseve premton kredi të lehtësuar dhe “paqe fiskale”, ndërsa për oligarkët, vijim të shtimeve të zonave të investimeve në male, fusha, bregdet, etj, deri edhe tek zonat e mbrojtura. Për drejtësinë ka premtuar që do reformojë sërish sistemin “Ne e dorëzuam shpatën. Sot, ajo shpatë është në duart e SPAK-ut. Duan votën në 11 maj, që në 12 maj të rimarrin shpatën dhe t'a zhveshin përsëri zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar barazinë para ligjit”, deklaronte Rama në prezantimin e parë të programit të PS, teksa për sistemin penitenciar, kryesisht për gratë dhe të miturit, eksperimentimin e një modeli inovativ nga vendet e BE-së. Ah, po, për bujqësinë dhe fermërët, sigurisht nëse vendi futet në Bashkimin Europiane, sepse sipas tij, “Shqipëria ka shansin historik t’i mbyllim për tre vjet, 2024-2027”, ndaj, deklaronte Rama në fushatë, “nga populli shqiptar i 11 majit, një mesazh përtej shumicës aritmetike, duam pasaportën e BE-së për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar dhe shqiptare. Një pasaportë për çdo shqiptar është një ambicie që, deri pak vite më parë do të dukej çmenduri t'a kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e 4. “Kjo do t’i ndodhë Shqipërisë sapo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Një miliardë e diçka më shumë çdo vit dhe 90% para e falur, pra grant dhe vetëm 10% kredi, pra borxh, sepse në BE hyjmë në një familje që është e ndarë në dy pjesë kontribuuesit dhe përfituesit. Dhe një llogari shumë e thjeshtë për ta mbyllur; nëse deri më sot nga BE për bujqësinë, ne kemi marrë më pak në të gjitha këto vite sesa 200 milionë euro, shumë më pak, ne do të marrim 300 milionë euro në vit vetëm për bujqësi”.

“Duam votën”, bërtiste anëkënd Shqipërisë që sipas tij “rimarrim shpatën drejtësisë” Ne e dorëzuam shpatën. Sot, ajo shpatë është në duart e SPAK-ut. Sot, ajo peshore është në duart e Gjykatës Speciale dhe sot ne jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re.  Duan votën në 11 maj, që në 12 maj të rimarrin shpatën dhe t'a zhveshin përsëri zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar barazinë para ligjit.

Po tjetër çfarë do të bëjë Rama 4 vitet e ardhshme?!

Ekonomia dhe Tatimet

Paga mesatare publike synohet 1,200 euro në 2030, paga minimale 500 euro nga janari 2026.

“Paqe fiskale”. Marrëveshje 3-vjeçare me biznesin për tatim 15% mbi fitimin bazë dhe 5% mbi fitimin shtesë.

Mbështetje për biznesin e vogël: TVSH zero për xhiro deri në 100 mijë euro; kredi dhe garanci shtetërore prej 2 miliardë eurosh. 35 miliardë euro prodhim të përgjithshëm dhe 100 mijë vende të reja pune.

Puna dhe Pensionet

Objektiv për papunësinë: 6% në 2030.

Pension mesatar: 400 euro për ata me sigurime të plota, 200 euro për të tjerët.

Arsim dhe Rinia

Paga për mësuesit: 1,250 euro në 2030.

200 shkolla të reja, 1,000 laboratorë inteligjentë.

Programi “After School” dhe ushqim në shkolla.

Rritje e investimeve në arsimin profesional (60 milionë euro).

Strehim për çiftet e reja dhe profesionistët: 300 milionë euro për 50 mijë banesa.

Shëndetësia

Paga për mjekët deri në 2,000 euro.

Vazhdim i programit Check-up, me zgjerim për pensionistët.

Rindërtim i qendrave shëndetësore dhe ambulancave.

Transformim i QSUT në qendër prestigji ndërkombëtar.

Bujqësia dhe Mjedisi

500 milionë euro investime, synim 1 miliardë euro eksporte.

60 mijë hektarë tokë për ujitje shtesë.

“Paketa e maleve”: leje zhvillimi me procedurë të thjeshtuar dhe taksa zero për investimet në agroturizëm për 500 aplikantët e parë.

Drejtësia dhe Administrata

Reformim i drejtësisë: ruajtje e rolit të SPAK dhe Gjykatës Speciale.

Eksperimentim me modele të BE për sistemin penitenciar (femra e të mitur).

Infrastruktura

700 km rrugë të reja: Dhërmi–Sarandë, Tiranë–Krujë, Berat–Çorovodë, Ersekë–Leskovik, etj.

Fokus i veçantë te rrugët turistike dhe Korridori Blu.

Mbrojtja Sociale

Mbështetje për nënat me tre fëmijë dhe fëmijët me aftësi ndryshe (në veçanti ata me autizëm).

84 shërbime sociale të reja, do të zgjerohet më tej.

Të gjitha këto shqiptarët duhet t'i mbajnë me shënime dhe t'ia kujtojnë kreut të qeverisë për përmbushjen e tyre.

 

Video

Ky është momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Joan Zukos në Korçë. Sterjo u arrestua gjatë natës, pas disa orësh kërkime intensive nga forcat e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, ai u lokalizua pranë zonës së banesës së tij, ku dyshohet se ishte rikthyer për të marrë para dhe më pas për të vijuar arratinë. Efektivët kishin ngritur kontrolle në disa zona të qytetit dhe, sapo konstatuan lëvizjen e të riut, ndërhynë duke e vënë në pranga përpara se ai të mund të largohej sërish.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka vendosur të krenohet publikisht në rrjetet sociale me punën e zjarrfikësve të tij gjatë një aksioni për fikjen e zjarreve në Krujë. Përmes një postimi me tone epike, Suli flet për "heroizëm" dhe "luftë me flakët për të mbrojtur jetën". Mirëpo, ajo që bie menjëherë në sy nga pamjet e shpërndara prej vetë atij nuk është thjesht guximi i punonjësve, por braktisja totale e tyre nga institucioni që ai drejton. Në videon e publikuar, "heronjtë" e Kamzës duken duke u përballur me stuhinë e zjarrit të veshur me bluza të thjeshta pambuku, pa kaska mbrojtëse, pa veshje termoizoluese dhe pa asnjë nga pajisjet elementare që kërkon një ndërhyrje e tillë e rrezikshme. Në vend të uniformës profesionale, zjarrfikësit shfaqen pothuajse si qytetarë të rastësishëm që janë hedhur në aksion me mjete rrethanore. Ndërsa kryetari kujdeset të përzgjedhë emojit e duhura me zjarr e autobotë dhe të vendosë mbishkrime dramatike për rrjetet sociale, realiteti i hidhur tregon se siguria dhe jetët e këtyre punonjësve janë lënë në dorë të fatit. Heroizmi i tyre është me të vërtetë i pamohueshëm, por ai ushqehet nga pamundësia dhe mungesa e kushteve më minimale të punës. Duket se për Bashkinë e Kamzës, propaganda e "luftës me flakët" ka më shumë rëndësi sesa pajisja e forcave MZSH me uniforma mbrojtëse që u ruajnë jetën atyre që nesër duhet të shpëtojnë të tjerët.

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”. Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd. Video: Shpend Lila KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme