Politika 13 May 2025, 13:18 Nga VNA

KAS mblidhet për votën e diasporës, pikëpyetjet mbi vendimmarrjen e Celibashit

Ndaje në Whatsapp
KAS mblidhet për votën e diasporës, pikëpyetjet mbi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përpara më pak se 38 orëve, nxorri një urdhër më të cilin urdheronte numëruesit e votave të diasporës se si duhej të vepronin me zarfet e mbërritura nga Greqia. Celibashi në daljet e vet publike sqaroi që shqetësimi i kish ardhur nga Partia Demokratike, por nuk demonstroi ndonjë shkresë ndaj ende nuk kuptohet se si komunikon Komisioneri me Partinë Demokratike. Por zarfet nga Greqia nuk kanë nisur të vijnë 38 orët e fundit. Ndërsa shqetësimi i opozitës për to, që shumë besojnë se lidhet me pritshmëritë e atyre votave, nuk kanë lindur në 38 orëshin e fundit. Ka më shumë ditë që opozita nxorri në konferencë shtypi zonjën Topalli që ajo të klithte për manipulimin e votave të diasporës nga Greqia. Sot pas urdhërit të Celibashit ka disa pikëpyetje që shpresojmë që të zbardhen nga procesi i ankimimit që ka nisur PS lidhur me ato zarfe.

Pyetjet lidhen me administrimin e atyre zarfeve nga KQZ përpara orës kur Celibashi nxorri urdhërin per trajtimin e tyre. Zarfe nga Greqia kanë ardhur edhe përpara se të klithte zonja Topalli. Pra përpara se Celibashi të trembej dhe te nxirrte urdhërin e atakuar nga PS si akt i pavlefshëm dhe në kundërshtim me Ligjin. Ndaj lindin disa pyetje që duan përgjigje për të kuptuar më shumë:

Me administrim të zarfeve nga KQZ, kuptohet vetem marrja apo edhe hapja e zarfit të madh dhe sistemimi i zarfit tjetër në kutinë përkatëse sipas qarkut takues?

Nëse administrim nuk do të thotë edhe sistemim në kutitë përkatëse, si kanë ndenjur zarfet pasi janë marrë në dorëzim nga KQZ? Rrinin ne status tranzit?

Nëse administrim do të thotë edhe sistemim në kutitë përkatëse, si është vepruar me zarfet pasi janë marrë në dorëzim nga KQZ?

Në stadium zarfet kishin kohë që trajtoheshin sipas rregullit që Celibashi shkruajti vetem para 2 ditëve?

Zarfet që vinin, janë trajtuar njësoj si përpara klithmës së Jozefines ashtu edhe pasi ajo klithi?

Apo ndryshoi diçka pasi u shqetësua Jozefina?

Nëse po, me cilin akt u bë ndryshimi i trajtimit te zarfeve?

Sa zarfe kanë mbërritur në KQZ menjëherë pas nxjerrjes nga Celibashi te urdhërit që PS e atakon si të pavlefshëm?

Ndryshimi i trajtimit nga KQZ ka ndodhur vetëm për këto zarfe, apo "akti Celibashi" kishte filluar të zbatohej ende pa u firmosur?

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme