Politika 12 May 2025, 16:40 Nga VNA

Ndërprerja e numërimit në Fier, sërish me miratim të Celibashit, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
Ndërprerja e numërimit në Fier, sërish me miratim të

Në Fier është ndërprerë numërimi nga numëruesit e PD.

Dhe çuditërisht kjo ka ndodhur sërish me miratim të Komisionerit Celibashi.

Pika 5, neni 119 e Kodit zgjedhor:

"Procesi i numërimit vazhdon në mënyrë të pandërprerë deri në numërimin e të gjitha kutive të pranuara nga ana e KZAZ-së. Procesi i numërimit ndërpritet me vendim të KZAZ-së, vetëm për shkaqe që nuk varen nga administrata zgjedhore dhe që pengojnë procesin normal të numërimit."

E di Komisioneri kuptimin e togfjaleshit "..vazhdon në mënyrë të pandërprerë..."?

Nëse ca numërues janë të lodhur, ata zëvendësohen me të tjerë nga subjekti politik.

Gazi s'ka ku i gjen zëvendësuesit?

Kur subjekti politik s'ka numëruesa për të zëvendësuar të lodhurit, zëvendësuesit i cakton Komisioneri nga lista e gatshme.

Por nuk u jep pushim.

Celibashi u ka dhënë raport mjeksor deri në ora 18.00 që të shplodhen.

Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Edhe një herë tjetër, qokë për PD, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme