Në të parën dalje për mediat, pas mbylljes së votimit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mediat tha se "sovrani foli" por kërkoi komisionerëve të mbrojnë procesin deri në fund.
Në deklaratën e tij, Berisha paralajmëroi banditë të Durrësit, të cilët tha se po përpiqen të tjetërsojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Gjatë konferencës, tha se dalja publike ishte për të denoncuar pjesëmarrjen e bandave rreth KZAZ-ve.
Berisha shtoi se komisionerët e PD janë instruktuar të mbrojnë çdo votë dhe se përpjekjet për tjetërsimin e saj përmes bandave do të dështojnë.
Deklarata
Berisha: Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.
Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë me aktiv, janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD. Edhe në zona të tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion.
Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale. Ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besoj se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi largimin e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga një hotel në qendër të kryeqytetit.
Vendimi vjen pas deklaratës së Volodymyr Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.
Rama tha se solidariteti me popujt në luftë nuk mund të jetë në kurriz të shtetësisë së Kosovës.
“Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, deklaroi ai.

Kruja u përfshi mbrëmë nga një zjarr masiv, që u përhap me shpejtësi dhe iu afrua banesave e bizneseve. Flakët dogjën ullishte, pemë frutore dhe bimësi, ndërsa një magazinë biznesi u përfshi nga zjarri.
Në operacion u angazhuan mbi 200 efektivë, rreth 80 zjarrfikës, 21 mjete dhe mjete ajrore. Mes flakëve, zjarrfikësit e Kamzës u panë duke ndërhyrë pa kaska, uniforma termoizoluese dhe pajisje të përshtatshme mbrojtëse.
Pavarësisht kushteve të vështira, zjarri u izolua dhe nuk pati viktima apo banesa të djegura. Pas zjarrit, zona ka mbetur me dëme të konsiderueshme dhe sipërfaqe të mëdha të shkrumbuara.

Pasi shkarkoi ujërat e zeza në plazhin e Hamallajt, mbyllet kanali shkarkues në ValaMar. Pasi pamjet pushtuan rrjetin, një skrep u shfaq për të mbyllur kanalin me një barrierë rëre.

Me vendim të GJKKO-së, hetuesit sekuestruan në ambientet e kompanisë Atelier 4 dokumente që lidhen me projektin e arredimit të një vile luksoze në Palasë.
Vila ndodhet në kompleksin Green Coast dhe dyshohet nga hetuesit se mund të jetë pasuri e fshehur e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sekuestrimi i dokumenteve është kryer në kuadër të hetimeve të SPAK ndaj Ballukut për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa ajo është e pandehur edhe për çështjen e tenderave të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.
Balluku vijon të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa ndaj saj janë në fuqi masat e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.