Politika 10 May 2025, 20:30 Nga VNA

Policia në qarkun Berat ka marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore, angazhohen 293 punonjës policie

Ndaje në Whatsapp
Policia në qarkun Berat ka marrë në ruajtje të gjitha

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor në të gjithë territorin e qarkut. Në funksion të përmbushjes së detyrave institucionale të parashikuara nga ligji, strukturat e policisë janë angazhuar maksimalisht për ruajtjen e qetësisë dhe mbarëvajtjen e procesit.

Për ruajtjen e 6 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe 275 Qendrave të Votimit, janë angazhuar gjithsej 293 efektivë policie. Pas përfundimit të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, punonjësit e policisë janë vendosur në terren, duke marrë në ruajtje objektet zgjedhore prej orës 18:00 të mbrëmjes së sotme.

Ruajtja fizike e këtyre objekteve do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm, kur do të nisin nga puna Komisionet e Qendrave të Votimit dhe ato Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Sipas Policisë së Beratit, të gjitha detyrat e planifikuara janë realizuar në përputhje me procedurat standarde të sigurisë. Brenda strukturës është ngritur një grup drejtues dhe monitorues që ndjek në kohë reale situatën në terren dhe garanton komunikimin e shpejtë me median dhe publikun.

Në përditësimin më të fundit, policia bën me dije se situata e rendit dhe sigurisë paraqitet e qetë dhe pa probleme. Efektivët mbeten në gatishmëri të plotë për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe të rregullt në të gjithë qarkun e Beratit.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme